Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 27 March 2016

Paralajmërimi është një formë e Rrëfimit Global

E Premte, 21 Tetor 2011, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, shkruaje këtë. Ju tani po kaloni vuajtje intensive për të shpëtuar ata shpirtra të errësirës që më refuzojnë Mua dhe Atin Tim. 

Kaq të mbyllur dhe të ngurtë janë ata shpirtra sa do të jetë vetëm përmes lutjeve të të tjerëve dhe vuajtjes së shpirtrave viktimë që ata mund të shpëtohen, sepse ata do të refuzojnë që të kërkojnë shpengim. Kokëfortësia e tyre nuk do t’i lërë ata të ndjejnë mjaft pendesë për t’i rrëfyer mëkatet e tyre dhe për të lypur falje. 

Paralajmërimi është një formë e Rrëfimit Global. 

Do të jetë koha kur çdokush do të pritet që të kërkojnë falje për mëkatet e tyre, ose të përballet me refuzimin. Kaq shumë shpirtra në errësirë do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Ata do të largohen nga Unë. Ti, bija Ime, së bashku me të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm mund të ndihmoni në shpëtimin e shpirtrave të tyre nga dënimi i përjetshëm. 

Unë kurrë nuk do t’i detyroja fëmijët e Mi që të vuajnë në Emrin Tim. Por për ata që ma ofrojnë Mua, si një dhuratë, ndihmën e tyre përmes vuajtjes, Unë mund të shpengoj shumë prej njerëzimit. 

Vuajtja shkaktohet prej sulmeve të Satanit, kur ai i torturon shpirtrat të cilët janë të afërt me Mua dhe ata që janë caktuar nga Unë për të drejtuar një Mision të shenjtë për kthimin e shpirtrave. Dijeni se kur këto sulme të vijnë, ju jeni të bashkuar me Mua. Ju atëherë do të më njihni Mua fort mirë. Ju do ta dini se si Unë ndjehem – Gëzimin Tim, Trishtimin Tim, Hidhërimin Tim, Dhimbjen Time dhe tmerrin kur Unë e humbas një shpirt tek Satani. 

Mos u shqetësoni. Që tani, miliona shpirtra janë shpëtuar tashmë përmes këtyre Mesazheve. 

Lutjet e ushtrisë Sime të përkushtuar janë tashmë duke shmangur shkatërrime globale dhe largimin e Zëdhënësit Tim të Shenjtë nga Vatikani. Bindja e tyre në recitimin e Kurorëzës Sime të Mëshirës Hyjnore po shpëton shpirtra pikërisht tani. 

Bija Ime, bëj të sigurt që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptojnë se Unë iu flas të gjitha feve dhe besimeve përmes këtyre Mesazheve. Unë nuk e përjashtoj asnjërin, sepse ata janë të gjithë fëmijët e Hyjit. Ka vetëm një Hyj dhe ai është Ati Im i Përjetshëm, Hyji Më i Larti. 

Ejani së bashku me Mua, fëmijë, dhe le të punojmë si një trup i vetëm për të shpëtuar shpirtrat e Mi në mbarë botën, me shpejtësi. Vetëm me anë të lutjes ju mund të më ndihmoni Mua ta shpëtoj botën. 

Jezusi juaj
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit