E
Hënë, 30 Maj 2011, në 03:00
Më
dëgjoni Mua tani, fëmijët e Mi, ngado. Shpatat e Drejtësisë do të bien
mbi ata që nuk arrijnë të përgatiten si duhet për Paralajmërimin.
Flakët
e Mia të Mëshirës Hyjnore, të paraqitura botës për t’i dhënë secilit prej jush
një shije se si do të jetë dita finale e Gjykimit, do të keqinterpretohen nga
aq shumë prej jush. Kjo ditë e madhe e Paralajmërimit po afrohet çdo muaj,
kështu që ju duhet tani të vëni mënjanë kohën për t’u përgatitur për Mëshirën
Time Hyjnore.
Shumë,
shumë shpirtra do ta kenë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë në të
vërtetë kjo ngjarje. Si rezultat, shumë do të vdesin nga tronditja, gjë
që më dëshpëron Mua, sepse për ata që nuk do të mbijetojnë, do të jetë
për shkak të gjendjes së tyre të mjeruar të shpirtrave të tyre. Katolikë kudo,
kërkoni që të Rrëfeheni tani, nëse ju doni të përfitoni nga Vepra Ime e Madhe e
Dashurisë dhe Mëshirës.
Të Krishterët dhe fetë e tjera, flisni në heshtje dhe i
tregoni Hyjit se sa të penduar jeni, se sa keq ju vjen për keqbërjet tuaja
dhe i kërkoni Atij t’ju falë për mëkatet tuaja. Vetëm ata që janë me zemër të
fortë në dashurinë e tyre për Mua dhe Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm, do të
jenë të përgatitur siç duhet. Të tjerët, me mendje dhe karakter të fortë
përfundimisht do ta kuptojnë të Vërtetën dhe do të më pranojnë Mua me dashuri
në zemrat e tyre.
Sa
për të tjerët, kaq e rëndë do të jetë tronditja, sa kur shpirtrat e tyre t’iu
tregohen atyre në errësirën e tyre, do të bien të vdekur. Por atëherë do të
jetë tepër vonë për të kërkuar falje. Nuk do të ketë më shpresë për ta. Lutuni,
lutuni, të gjithë ju, me qëllim që sa më shumë shpirtra të jetë e mundur të
arrijnë t’i mbijetojnë Veprës Sime të madhe të Mëshirës.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti