Kerko Mesazhet ketu

Saturday 9 June 2012

Virgjëra Mari: Unë ua zbulova këto ligësi fëmijëve të vegjël Melanie dhe Maximin në La Salette

E Shtunë, 2 Qershor 2012, në 11:00

Fëmija im është e rëndësishme që të gjithë ata që e duan Birin tim të luten për hiret e forcës dhe këmbënguljes në këtë kohë.

Dijet që po ju zbulohen, fëmijë, përmes këtyre mesazheve janë për t'ju ndihmuar që të përgatiteni.

Kurrë të mos ndjeni se ju, si ushtria e Hyjit, nuk do të jeni në gjendje ta përballoni regjimin djall
ëzor që do ta tregojë veten në botë shumë shpejt.

Gjithmonë kujtojeni fuqinë e Rruzares Sime të Shenjtë.

Gjithmonë kujtojeni se fuqia e Atit Tim është fuqia më e madhe nga të gjitha.

Asnjë fuqi nuk është kaq e madhe sa të mposhtë Fuqinë më të Lavdishme të Hyjit.

Kur ju jeni një fëmijë i vërtetë i Hyjit, kur ju vini tek Ati përmes Birit tim, ju do të jeni të mbrojtur.

Frika shkaktohet prej t
ë panjohurës, por mund të shkaktohet gjithashtu edhe kur e Vërteta zbulohet.

Lejojini hiret të cilat po ju jepen përmes Lutjeve të Kryqëzatës që t'ju japin qetësinë e mendjes dhe forcën e shpirtit për të marshuar për shpëtimin e shpirtrave.

Sa më shumë shpirtra që kthehen drejt dashurisë së Birit tim, aq më e fortë do të jetë Kryqëzata juaj.

Ta doni njëri-tjetrin dhe bashkohuni në lutje për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të Hyjit nga antikrishti.

Lutuni, lutuni, lutuni që çdo shpirt të jetë mjaft trim për ta refuzuar shenjën e tij helmuese.

Unë ua zbulova këto ligësi fëmijëve të vegjël Melanie dhe Maximin në La Salette shumë kohë më parë. Koha që këto profeci të shpalosen është e afërt.

Këtyre fëmijëve iu tregua për planet djallëzore dhe ata e pranuan çfarë unë iu tregova. Tani ju, fëmijë, duhet ta pranoni se këto ngjarje duhet të ndodhin.

Ju duhet të luteni fort për të dobësuar dhe shmangur shumë nga dhimbja që njerëzimi do të duhet të durojë.

Jini të guximshëm fëmijë.

Kini besim tek Biri im dhe jepini Atij lirinë për t'ju drejtuar ashtu si duhet, në mënyrë që shpirtrat të mund të shpëtohen nga kthetrat e bishës.