Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e të gjithë ëngjëjve, Nëna e Zotit. Unë jam Zonja e Papërlyme.
Bijtë e mi, a nuk e dini ju se Biri im, në këtë kohë, po udhëzon të gjithë ata prej jush që vijnë para Atij me një zemër të hapur?
Me qëllim që të jepni dëshmi tek Zoti, Hyji, përmes Birit të Tij të vetëm, ju duhet të qëndroni të vërtetë ndaj Mësimeve të Tij. Ato janë të gdhëndura në gur dhe si të tilla ato kurrë nuk mund të ndryshojnë. E Vërteta kurrë nuk mund të ndryshoj. Të gjithë fëmijve të Hyjit i është dhënë e Vërteta, por jo të gjithë e pranuan se Kush ishte Ai apo nga Ai erdhi. Ata që e pranojnë të Vërtetën e dhënë njerëzimit me anë të Kryqëzimit të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, kurrë nuk duhet të harrojnë se çfarë Ai ju tregoi.
Ai ju shpjegoi juve gjithçka. Asgjë nuk ka ndryshuar. Ju duhet të qëndroni vigjilent gjatë gjithë kohës, sepse tashmë ju po gënjeheni dhe së shpejti shumë prej jush do të bien në gabim.
Mëkati është mëkat. Ai është i pakënaqshëm për Hyjin, por ai falet kur pendesa tregohet dhe kur ju kërkoni shpengim. Hiret e Jetës së Përjetshme janë për të gjithë fëmijët e Hyjit, që i kërkojnë ato. Çdo fëmije të Hyjit, përmes Mëshirës së Birit tim, do t’i jepet kohë dhe më pas një Dhuratë e madhe për t’i kujtuar ata për të Vërtetën. Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e popullsisë mundet dhe do të shpëtohet dhe pastaj atyre do t’ju jepet Dhurata e Jetës në Parajsën e Re.
Si një mëkatar, ju duhet të vazhdoni të kërkoni falje përmes Birit tim, me qëllim që të mbeteni në një Gjëndje Hiri. Ju nuk mund të faleni për mëkatet tuaja, nëse nuk i kërkoni Birit tim Dhuratën e Rrëfimit.
Ju duhet të qëndroni të vërtetë në çfarë ju mësoi Biri im. Ai ishte si ju në gjithçka me përjashtim të mëkatit. Hyji është I Gjithpushtetshëm. Hyji është Dashuri. Hyji është I Përkryer. Hyji, përmes Birit të Tij, kurrë nuk mund të tundohet të kryej mëkat.
Shkoni në paqe, bijtë e mi, dhe kur ju qëndroni të vendosur dhe besnikë ndaj të Vërtetës, e cila mund të vij vetëm nga Hyji, ju do të jetoni një jetë të plotë dhe të lavdishme në trup dhe shpirt dhe në harmoni të përkryer me Birin tim.
Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/24/mother-of-god-you-must-remain-true-to-what-my-son-taught-you-he-was-like-you-in-everything-except-sin/