E
Shtunë, 11 Qershor 2011, në 15:30
Bija
Ime e dashur, kjo ka qenë një tjetër javë sprovuese, ku Fjala Ime, nga njëra
anë, është mbështetur nga shumë, ndërsa në të njëjtën kohë është mohuar si
mashtrim i plotë nga të tjerët. A nuk e kanë lexuar të Vërtetën ata që e
mohojnë Fjalën Time? Të Vërtetën e përmbajtur në Librin Tim të Shenjtë?
Libri
i Zbulesës iu dha të gjithë fëmijëve të Mi për t’i ndihmuar ata të
kuptojnë trazirat që do të shkaktohen drejt kohëve të fundit, prej
përhapjes së gënjeshtrave, të krijuara nga Satani dhe djajtë e tij. Nëse nuk e
kuptoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës, atëherë si mund të jetë
e mundur të kuptoni Mesazhet që Unë Jam duke i sjellë tek ju sot?
A
mendoni se Unë do t’jua ktheja Shpinën Time dhe t’ju lija në mëshirën e Satanit
dhe ushtrisë së tij djallëzore? A nuk e kuptuat se Unë do të përpiqesha t’ju
paralajmëroja dhe më pas t’ju ndihmoja?
Mëshira
Ime e madhe do ta shkatërrojë efektin që Satani ka mbi fëmijët e Mi. Unë vij akoma edhe një
herë për t’ju shpëtuar nga kthetrat e tij. Dhurata Ime e Paralajmërimit do ta
dobësojë terrorin që do të kishte vazhduar ta shtonte vrullin nëse ai nuk do të
ndodhte.
Unë
komunikoj me ju tani, jo vetëm për t’ju përgatitur për gjithë këtë Vepër të
madhe të Mëshirës Sime, por për t’ju drejtuar përmes labirintit të shkatërrimit i planifikuar nga grupi djallëzor mbreti i të cilit është i ligu.
Ndikimi Im
shpirtëror do t’i bllokojë masivisht veprimet shkatërruese të
Satanit. Dëgjojeni Fjalën Time. Ndiqni udhëzimet e Mia. Drejtojeni dhe
mbështeteni njëri tjetrin në besimin tuaj dhe juve do t’ju jepet ndihma e
kërkuar për të ndjekur udhën me shpejtësi drejt premtimeve që Unë ju bëra.
Shumë
nga ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, do të jeni të frikësuar, por ju
lutem që të mos e lejoni frikën ta bllokojë të Vërtetën. Satani do ta
përdorë frikën për t’ju ndaluar që ta pranoni Mesazhin Tim të Dashurisë. Shumë
prej asaj që Unë ju them tani është shumë e vështirë që ju ta kuptoni. Por
kuptojeni këtë. Po të mos vija Unë tani dhe t’ju tregoja të Vërtetën, atëherë
ju do të ishit të humbur. Ju do ta ndjenit atë një periudhë shumë të vështirë
për ta jetuar.
Ashtu si Unë ju
përgatita përmes profetëve të Mi më parë, Unë tani do t’ju përgatis sot, përmes
kësaj lajmëtareje, për kohën kur Unë do të vij përsëri.
Kjo
është një Dhuratë e lindur prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë fëmijët
e Mi, për ta përballuar regjimin që do të vijë të antikrishtit dhe
të aleatit të tij mashtrues profetit të rremë, i cili do ta çorientojë
Kishën Time në Tokë.
Hidheni
poshtë mburojën. Hapini sytë ndaj të Vërtetës. Fjala Ime sot po jepet
thjesht për t’jua kujtuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Shkrimi Im i
Shenjtë është e Vërteta. E Vërteta është e reflektuar në Shkrimin Tim të
Shenjtë. Nëse Unë ju kujtoj sot për premtimet e bëra juve më parë dhe për udhën
drejt shpëtimit, atëherë kjo është vetëm një përsëritje e Fjalës Sime të
Shenjtë. E Vërteta do të mbetet gjithmonë e njëjtë. Ajo kurrë
nuk mund të ndryshohet apo të përpunohet për t’iu përshtatur njerëzimit. Ajo
gjithmonë do të mbetet e njëjtë.
Më
lejoni Mua që t’ju ndihmoj të kuptoni se çfarë po ndodh tani. Mos u fshihni nga
frika. Unë ju dua të gjithëve dhe thjeshtë dëshiroj që t’ju mbaj për dore,
fëmijë, dhe t’ju mbroj.
Qëllimi Im është të siguroj që secili prej jush ta
jetojë jetën me Mua në Parajsën e Re në Tokë.
Shpëtimtari juaj
përherë i dashur
Jezu Krishti