E
Hënë, 30 Maj 2011, në 22:00
Bija
Ime, ti po bëhesh shumë më e fortë tani, dhe përmes bindjes tënde ndaj
Vullnetit Tim Më të Shenjtë, mund ta paralajmërosh botën tani për çfarë do të
vijë.
Kur
Unë flas për mëkatin, Unë nuk kam zbuluar mëkatet e turpshme, që kryhen, të
cilat madje edhe mëkatarët e rregullt do ta kishin të vështirë t’i merrnin me
mend. Praktikat e sëmura të kryera nga të ashtu-quajturat shoqëri perëndimore
të sofistikuara – prapa dyerve të mbyllura – do t’ju trondisnin deri në palcë.
Mizoritë
e liga, ku fëmijët ritualisht vriten në nderim të Satanit, janë një realitet në
botën e sotme. Por ato janë vetëm disa nga veprimet thellësisht të liga, që
kryhen nga njeriu, i influencuar nga Satani. Shkoni kaq larg, fëmijët e
Mi, dhe ju do ta keni të pamundur të ktheheni tek Unë. Akte të tjera, të cilat e thyejnë Zemrën Time, përfshijnë abuzimin fizik, sidomos të fëmijëve të vegjël
të pafajshëm.
Më lejoni t’ju theksoj llojin e mëkateve, që do të shqetësonin së
tepërmi shumë prej jush, po t’i përshkruaja ato me hollësi. Ndjekësit e
Satanit, përmes kulteve të tyre, janë të pamëshirshëm në trajtimin e tyre ndaj
qenies njerëzore, për të cilën ata nuk kanë aspak respekt. Sakrificat,
përfshirë sakrificat njerëzore, blasfemitë, mallkimin dhe aktet e
profanacionit ndaj Meje, Atit Tim të Përjetshëm dhe Nënës Sime të dashur, janë
rituale të rregullta. Kaq pak respekt kanë këta adhurues satanikë, saqë i
shpalosin fyerjet e tyre në publik përmes muzikës, filmave, televizionit dhe
arteve. Ata fajtorë për sakrilegje të tilla do të marrin mallkimin e
përjetshëm, ku do të digjen në Ferr përjetësisht.
Ky
është një nga paralajmërimet e fundit që ju do të merrni nga Unë, Shpëtimtari
juaj, Jezu Krishti. Është gjithashtu kërkesa Ime finale që ju ta shpëtoni veten
ndërsa mundeni.
Unë,
Jezu Krishti, nuk bëj kërcënime boshe. Unë e bëj gjithçka për t’ju shpëtuar. Por
përtej njëfarë pike, nuk ka asgjë që Unë mund të bëj për t’ju ndaluar së
kërkuari ngushëllimin e rremë që ju mendoni se do t’ju ofrohet nga i ligu.
Çlirojini zinxhirët satanikë, me të cilët jeni lidhur, dhe vraponi tek Unë tani.
Unë do t’ju shpëtoj, por ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal sa jeni gjallë në
këtë jetë.
Mbajeni
mend, kjo është zgjedhja juaj, Parajsa apo Ferri. Zgjidhni sa jeni akoma gjallë
mbi këtë Tokë, sepse nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë kur të kaloni në
jetën tjetër.
Jezu Krishti juaj përherë i duruar dhe i dashur