E
Martë, 31 Maj 2011, në 15:30
Bija
Ime fort e dashur, ne kemi arritur shumë në një kohë kaq të shkurtër. Kjo ishte për
një arsye. Sepse ishte e gjithë koha e duhur për ta përhapur Fjalën Time Më të
Shenjtë në një botë që ka etje për Dashurinë Time. Prapë ata nuk dëgjojnë,
sepse nuk duan t’ia dinë.
Ndërsa shumë nga ndjekësit e Mi besnikë janë
vigjilentë tani, ndaj ndryshimeve që vijnë, sa shumë nuk kanë aspak interes në
paralajmërimet e dhëna botës nga Nëna Ime e dashur deri tani. Profecitë e dhëna
në Garabandal do të bëhen tani një realitet.
Përgatituni tani për këtë ngjarje,
sepse ju keni vetëm pak muaj të mbetur për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.
Të
lutem të mos kesh frikë, bija Ime, sepse Unë e di se këto ngjarje të kanë
trishtuar sepse ti po mendon për të ardhmen e fëmijëve të tu. Paralajmërimi do
të ndryshojë çdo gjë. Por ai do të paraqesë një degëzim në rrugë. Njerëzimi,
kur të jetë zgjuar ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit, atëherë, përmes
vullnetit të tij të lirë, do të zgjedhë njërën prej dy udhëve, udhën e
shpëtimit, ose udhën e mallkimit.
Ndëshkimi
do të fshijë një pjesë të madhe të botës
Lutuni fort që njeriu të zgjedhë të parën.
Sepse nëse ai nuk e zgjedh, bota do të vuajë ndëshkimin më të ashpër ku shumë
prej saj do të fshihet.
Përse
fëmijët e Mi do ta dëshironin këtë? Por, për shkak të mëkatit, njeriu për fat
të keq do të vendosë ta shpërfillë premtimin Tim dhe të ndjekë udhën e
mashtruesit. Unë jua kam thënë, Unë nuk do t’ju jap një datë për
Paralajmërimin, sepse ajo dihet vetëm nga pak shpirtra të zgjedhur.
Sepse nëse
kjo datë do të bëhej publike, njerëzit do të ishin të tunduar për të kërkuar
falje prej ndjenjës së përulësisë së rreme. Kini besim në Mua. Gjithçka do të
jetë mirë, fëmijë. Ju jeni të bekuar që po ju jepet kjo Dhuratë Zbulese e
mrekullueshme. Bota tani do të duket të bëhet më e qetë dhe disi e çuditshme në
muajt që vijnë, që çojnë drejt Paralajmërimit. Sepse kur të ndodhë, edhe pse do
të jetë me pamje spektakulare në qiell, kaq e qetë do të jetë kjo eksperiencë mistike,
sa ju do të jeni më të përgatitur për këtë takim të heshtur me ndërgjegjen
tuaj.
Kujtoni
se sa më shumë njerëz të jenë paralajmëruar për këtë ngjarje, aq më shumë
shpirtra do të shpëtohen. Lusni, lusni Mëshirën Time Hyjnore për ata shpirtra
që do të vdesin gjatë Paralajmërimit. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti