E
Mërkurë, 25 Maj 2011, në 22:00
Bija
Ime, vendet në gjithë botën po ziejnë përbrenda me trazira, si në aspektin e
urrejtjes së treguar nga njeriu tek njeriu, ashtu edhe për katastrofat
ekologjike në vijim. Kjo është kur natyra mëmë do të lëshojë të papriturën së
shpejti, për t’i treguar njeriut se ai nuk është në kontroll të çdo gjëje,
pavarësisht nga siguria e tij arrogante.
Njeriu
ka shumë mësime për të mësuar. Përpjekjet e vazhdueshme për të fituar pushtet
në nivelet më të larta prej atyre në autoritet po ndikojnë mbi njeriun e zakonshëm
të cilit i duhet të varet nga ata udhëheqës qeveritarë dhe punëdhënës për t’u
kujdesur për nevojat e tij. Ndihma që i duhet njeriut do të dalë në pah vetëm
kur ata udhëheqës të qeverisin me dashuri të vërtetë në zemrat e tyre për
popujt e tyre. Për fat të keq, lakmia dhe joshja për pushtet do të thonë se, në
të vërtetë, ky nuk është qëllimi i shumë udhëheqësve të botës sot.
Hyji
Atë nuk do t’i tolerojë më gjatë sjelljet tuaja mëkatare
Paralajmërimi Im ndaj atyre udhëheqësve në
mbarë botën, kushdo që të jeni, është ky. Shkaktoni veprime të padrejta dhe
vështirësi mbi popujt tuaj dhe Dora e Atit Tim të Përjetshëm do të bjerë
rrufeshëm mbi ato shtete dhe vende në të cilat ju banoni. Ai
nuk do t’i tolerojë më gjatë sjelljet tuaja mëkatare. Fshihuni nëse doni, por kjo
do të jetë e kotë. Armët tuaja shkatërruese do të shkatërrohen. Trajtimi që ju
i bëni qytetarëve tuaj do të krijojë një situatë ku, nëse e pëlqeni apo jo, ju
do të duhet t’i jepni llogari Hyjit Atit të Përjetshëm. Duhet t’i përmbaheni
përgjegjësive tuaja morale, sepse më në fund do të gjykoheni sipas veprimeve
tuaja.
Udhëhiqeni
popullin tuaj me dashuri, dinjitet dhe respekt, për të mirën e tyre fizike dhe
morale. Mohojani popullit tuaj të drejtën e lirisë së fesë, apo bëni diktaturë
të çdo lloji, që i detyron ata të ndalojnë apo t’i kufizojnë praktikat e tyre
fetare në emër të bashkimit politik, dhe ju atëherë jeni të dënuar, jo vetëm që
do të vuani për veprimet tuaja, por gjykimi do të jetë i ashpër. Çdonjëri prej
jush, që betohet tek populli i vet, në Emër të Hyjit Atit të Përjetshëm, dhe
orkestron ligje të reja të padrejta, që do ia mohojnë atyre të drejtën e
ushqimit, strehimit dhe lirisë fetare, do të përballet me Zemërimin dhe Dorën e
Hyjit Atë.
Bota
po vuan tani në çdo shtet për shkak të diktaturave, megjithëse jo në vendet ku
ju do të prisnit që të ndodhte. Bota gjithashtu po vuan nga vështirësitë
financiare, të cilat e bëjnë më të dobët të pambrojturin. Unë tani iu them
atyre udhëheqësve që e kanë ndonjë ndjenjë të detyrës së Krishterë, që të luftojnë
për të drejtën për t’i lejuar Mësimet e Mia që të influencojnë në
vendim-marrjet tuaja, të cilat do të kenë një ndikim direkt mbi fëmijët e Mi
kudo.
Për
ata prej jush, duke intriguar në korridoret e pushtetit për të shtypur një
shumicë shtetesh në një mënyrë të kontrolluar, që do të përfshijë komb pas
kombi, dhe do të çojë drejt vështirësive gjithandej, ta dini se veprimet tuaja
do të ndëshkohen. Sepse Hyji Ati i Përjetshëm, ka qenë i duruar deri tani me
shpresën se ju do ta shikonit kotësinë e udhëve tuaja. Në të kundërt, ju keni
shtyrë përpara si një grup elitar, që e konsideron veten më të rëndësishëm se
pjesa tjetër e racës njerëzore. Ta dini se veprimet tuaja do të përfundojnë në
shkatërrim. Besnikëria juaj ndaj pasurisë, dominimit dhe lakmisë, do t’ju lërë
jo vetëm të zhveshur dhe të pambrojtur, por në një gjendje më të keqe se ata që
ju abuzoni përmes keqpërdorimit të pushtetit.
Koha
ka ardhur për betejën për ta hequr qafe të ligun dhe sundimin e Satanit nga
bota. Hyji Atë tani do të lëshojë shumë tërmete, tsunami, dhe
përmbytje në përpjekjen për t’ju bërë që të zgjoheni. Intrigat tuaja
për të rrëzuar udhëheqësit e botës, ata në fuqi të grupeve fetare, dhe për të futur
masa kontrolluese, duke përfshirë një Monedhë për të Gjithë Botën, nuk do të
shpërfillen.
Ndërsa ju i dëshmoni tani këto ngjarje të shpalosen, ju do ta keni
të pamundur t’i shpërfillni. Këto ngjarje do ta tronditin dehjen tuaj të verbër
ndaj pushtetit. Ju do të zgjoheni ndaj gabimeve të metodave tuaja. Dhe kur ta
bëni këtë, Unë do të jem duke qëndruar – duke pritur. Ju do të vraponi tek Unë
dhe do të kërkoni, jo vetëm falje, por ju do ta përdorni dashurinë tuaj për Mua
për t’u korrigjuar. Ju, fëmijët e Mi, që keni një dashuri të thellë të
nëndheshme për Mua, jeni shpresa Ime më e madhe në mposhtjen e të ligut dhe
korrupsionit të padrejtë politik në botë tani.
Lutuni për hiret për t’ju ndihmuar që të ktheheni tek Unë.
Katastrofa
klimatike të pa dëshmuara që nga ditët e Noehit
Lutja, ashtu si e kam
thënë më parë, do të ndihmojë në zbutjen e shkatërrimeve në botë, ndërsa ajo po
shkon drejt një vargu katastrofash të lidhura me klimën, të padëshmuara kurrë
ndonjëherë nga njeriu që nga ditët e Noehit. Bota, ashtu si ju e njihni, do të
vuajë aq shumë ngjarje, të gjitha përnjëherësh, saqë kaosi dhe rrëmuja do të
jenë të zakonshme.
Përse
do ta lejoni këtë që të ndodhë? Unë u flas atyre me influencë të madhe politike
dhe financiare, që janë të pavetëdijshëm për çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura.
Kjo është mundësia juaj e fundit, e dhënë juve prej ndjenjës së dashurisë dhe
dhembshurisë ndaj njeriut kudo, për t’u kthyer tani dhe për t’i dhënë fund
udhëve tuaja të liga – ose përndryshe do të përballeni me pasojat.
Gjykatësi juaj i
Drejtë
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës