E
Diel, 29 Maj 2011, në 17:30
Bija
Ime fort e dashur, sa lotoj Unë për të gjithë fëmijët e Mi që mëkatojnë për shkak se nuk
i kuptojnë Mësimet e Mia. Shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm se më fyejnë
Mua sepse ose nuk e kanë mësuar kurrë të Vërtetën, ose kanë vendosur t’i
mbrojnë mëkatet e tyre. Shumë prej atyre që mëkatojnë, përpiqen t’i
justifikojnë veprimet e tyre sepse ata dëgjojnë të tjerët që përdorin
tolerancën si maskë për ta justifikuar mëkatin.
Mëkati do të jetë gjithmonë
mëkat në Sytë e Atit Tim, pavarësisht se sa i vogël mëkati. Shumë prej atyre që
kryejnë mëkat të rëndë, gjithmonë arrijnë disi ta mbrojnë të ashtu quajturën
‘të drejtë të tyre për të mëkatuar’ duke e verbuar veten ndaj ligësisë që
mëkati i tyre përfaqëson.
Fëmijët
e Mi janë me fat që Unë i fal ata për mëkatet e tyre
Vetëm
po ta njihnin fëmijët e Mi ngado Mëshirën Time, atëherë do ta kuptonin se sa me
fat janë që po iu jepet kjo Dhuratë e madhe e faljes që Unë iu ofroj në këtë
jetë. Nëse ata nuk kërkojnë falje rregullisht, atëherë mëkatet e tyre do t’i
çojnë ata të vazhdojnë të mëkatojnë herë pas here. Sa më shumë që mëkatojnë, aq
më larg ata do të largohen nga Unë dhe aq më e vështirë do të jetë të kthehen
tek Unë.
Më dëgjoni Mua. Mëshira Ime është për t’u përfituar nga të gjithë ju.
Pranojeni këtë nga Unë tani. Mos e lejoni botën t’ju fusë në kurth, duke e
lejuar veten të bini pre e tundimeve të mëkatit. Kur ju mëkatoni ju kapeni në
kurth dhe nuk do të dini nga të ktheheni. Mëkati ju bën të ndjeheni të
shqetësuar thellësisht dhe brenda jush.
Toleranca
është në modë sot
Sa shumë nga fëmijët e Mi vazhdojnë të
bërtasin fort për nevojën për ‘tolerancë në shoqëri’. Toleranca është në modë
sot në termin e saj të thjeshtë. Ajo mund të përdoret për t’i shtrembëruar
madje edhe mëkatet më të rënda. Toleranca përdoret me kujdes për të mbrojtur
çdo lloj mëkati të njohur nga njeriu në botë sot. Çdokush kërkon të drejtën
ndaj tolerancës. Cilido qoftë mëkati, ai do të promovohet si një e drejtë
civile në shumë raste. Pavarësisht se sa shumë këto mëkate promovohen si “të jenë të drejta” ato gjithmonë do të jenë të gabuara. Është koha që njeriu të përballet me të
Vërtetën, për t’u bërë i ndërgjegjshëm përsëri. Të pranojnë që veprat e mëkatit
që po kryejnë janë moralisht të gabuara; t’i trajtojnë qeniet e tjera
njerëzore, përfshirë ata fëmijë në bark, si të barabartë në të gjitha gjërat.
Lutuni fort për hiret për ta parë të Vërtetën për
çfarë ajo është.
Dhe jo versionin e përpunuar që ju zgjidhni të besoni sepse i përshtatet
qëllimeve tuaja egoiste. Ka vetëm një të Vërtetë. Në zemrat tuaja, çdonjëri
prej jush e njeh ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës.
Pranojeni këtë tani, nëse doni që Unë t’ju
shpëtoj nga flakët e Ferrit.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti