Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 4 November 2014

Hyji Atë: Pa Mua ju nuk mund të ekzistonit

E Martë, 28 Tetor 2014, në 20:20

Bija Ime më e dashur, fëmijët e Mi duhet ta dinë se ka vetëm një Zot. Vetëm një. Çdo tjetër ekziston vetëm në mëndjen e njeriut. Çdo zot tjetër është një paturpësi në Sytë e Mi dhe njeriu që jepet pas adhurimit të zotave të rremë, i shërben vetëm djallit, i cili kënaqet me rënien e njeriut prej Hirit t
ë Zotit.

Unë Jam Fillimi dhe Mbarimi. Asgjë nuk mund të triumfoj kundër Meje. Madje dhe djajtë dhe ëngjëjt e rënë, të cilët Unë i hodha në humnerë, kurrë nuk do të qëndrojnë para Meje dhe të më sfidojnë Mua, sepse ata nuk e kanë fuqi të tillë.

Sa shumë besime fetare janë krijuar nga njeriu i dobët, dhe kjo ka shkaktuar shumë rrëmujë. Që nga fillimi Unë fola me Një Zë, dhe deri në fund, do të jetë vet
ëm Një Zë. Bota është e Imja sepse Unë e krijova atë. Unë e krijova çdo gjallesë të gjallë. Unë gjithashtu krijova Hierarkinë Time Qiellore nga e cila Unë i flaka ata ëngjëj që u rebeluan dhe më tradhëtuan Mua. Shumë prej këtyre ëngjëjve të rënë komunikojnë me fëmijët e Mi të cilët kanë krijuar një formë të spiritualizmit të epokës së re. Unë i paralajmëroj ata prej jush që adhurojnë zotat e rremë, përmes ndjekjes së praktikave të tilla. Spiritualizmi i tillë do t’i ekspozoj shpirtrat tuaj ndaj shpirtrave djallëzor që vetëm dëshirojnë të shkatërrojnë shpirtrat tuaj.

Këta ëngjëj të rremë janë djajë, të maskuar si shpirtrat e gjallë të dritës, dhe ata do t’ju joshin të besoni fallcitete. Çdo gënjeshtër rreth Hierarkisë Sime Qiellore do t’ju ushqehet juve me qëllim që t’i vendosni të gjitha nevojat tuaja para Satanit dhe shpirtrave djall
ëzorë. Gjithçka që ata bëjnë është se i  shqyejnë shpirtrat tuaj si bisha të egra dhe pastaj ju lënë të zbrazët dhe pa aspak dashuri. Në fillim, kur ju jepeni pas idhujtarie të tillë, do të ndjeni një ndjesi paqeje të rreme. Djajtë mund të japin fuqi të tillë por ajo është jetë-shkurtër. Sepse menjëherë sa ata ta fitojnë hyrjen në shpirtin tuaj, ata do t’ju torturojnë dhe do t’ju nxisin në vepra djallëzore.

Unë Jam i tëri ashtu si isha në Fillim dhe Unë Jam Mbarimi. Gjithçka fillon dhe mbaron me Mua. Kur ju vendosni zota të rremë para Meje, dhe e bëni këtë për shkak të dëshirave tuaja vetjake për të kërkuar kënaqësi, pushtet dhe kontroll të fatit tuaj, ju jeni fajtor për thyerjen e Urdhërimit Tim të Parë.

Pa Mua ju nuk mund të ekzistonit. Pa Mua ju nuk keni të ardhme. Pa Birin Tim ju nuk mund të vini tek Unë. Refuzojeni të vetmin Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, Mesian e Vërtetë, dhe ju më refuzoni Mua.

E Vërteta si fillim ju dha botës kur paganizmi u përhap. E Vërteta ju dha botës me lindjen e Birit Tim dhe brezat u kthyen n
ë besim. E Vërteta po i jepet përsëri botës tani, ndërsa braktisja e madhe i mbyt shpirtrat e atyre që besojnë në Birin Tim, dhe në një kohë kur paganizmi është përhapur përsëri. Ashtu si ishte në fillim kur Unë u refuzova prej njerëzve mosmirnjohës, po ashtu do të jetë në fund, kur zemrat e njerëzve do të kthehen të ngurta dhe shpirtrat e tyre, do të jepen lirshëm ndaj djallit. 

Atëherë, bota ashtu si ju e njihni, nuk do të jetë më pasi Qielli i Ri dhe Toka e Re do të bashkohen në një. Përfundimisht, paqja do të mbretëroj përsëri dhe Unë do t’i bashkoj ata që zgjedhin të vijnë me Mua.