Bija Ime më e dashur, raca njerëzore është, deri diku, mospërfillëse ndaj Ekzistencës Sime. Sa shumë dinë fare pak për Mua, Atin e tyre, Krijuesin e tyre. Shërbëtorët e Mi të shenjtë, përfshi të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesin e gjithçkaje që është, kanë dështuar për ta pregatitur njerëzimin për ndëshkimin që do të pësojnë nëse nuk i pranojnë gabimet e udhëve të tyre.
Një dëshirë për të besuar se ‘gjithçka do të jetë mirë’ do të thotë se shumë nga fëmijët e Mi nuk besojnë në ekzistencën e Ferrit. Ky është një vënd ku njerëzit që e refuzojnë Mëshirën Time, ndërhyrjen Time për të shpëtuar shpirtrat, do të shkojnë. Mëkati mortor, nëse nuk është fshirë përmes rrëfimit, do t’i çoj shpirtrat drejt humnerës së Ferrit. Ata që mund të mos jenë fajtor për mëkatin mortor, por që nuk besojnë tek Unë dhe në të kundërt besojnë në një ekzistencë që është krijuar dhe fabrikuar në mëndjet e tyre nga idhujt e rremë, kanë shumë për t’u trëmbur.
Më refuzoni Mua, Krijuesin tuaj, dhe ju do ta ktheni veten tuaj kundër Meje. Ju do ta shkëpusni veten. Shumë prej jush, kur t’ju zbulohet e Vërteta e Hyjnisë Sime, do të më kundërshtoni Mua egërsisht dhe çdo gjë që Unë të bëj nuk do t’ju shpëtoj nga flakët e Ferrit. Unë mund të përdor çdo Forcë Hyjnore, por Unë kurrë nuk mund t’ju detyroj të pranoni Mëshirën Time. Asgjë, përveç se lutjet e shpirtrave te zgjedhur, nuk mund t’ju ndihmoj ju.
Kjo do të thotë se ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. Kushdo që ju thotë se nuk ka rëndësi nëse ju nuk e pranoni Ekzistencën Time po ju gënjen. Vetëm ata që më pranojnë Mua, dhe përmes Mëshirës së Birit Tim të vetëm, mund të hyjnë në Mbretërinë Time. Nëse ju jeni një shpirt i mirë dhe i dashur dhe prapë më refuzoni Mua – madje edhe kur e Vërteta ju është bërë e ditur – edhe ju, gjithashtu, do të flakeni tutje nga Unë. Asnjë Jetë e Përjetshme nuk do të jetë e juaja.
Unë e dhuroj Dhuratën e Pastrimit mbi të gjithë ju tani, por në veçanti mbi ateistët dhe paganët. Ky Pastrim do të jetë i dhimbshëm, por në shumë raste ai do t’i hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës. Për ata të lindur në familjet pagane, pa asnjë faj të vetin, Unë do t’ju dhuroj Mëshirë. Por për ata prej jush që ju është dhënë Ungjilli dhe që e dinë mbi Ekzistencën e Trinisë së Hyjit dhe që tani më refuzoni Mua, ka fare pak shpresë për ju, nëse nuk ktheheni dhe të shlyeni mëkatet tuaja. Atëherë ju duhet të lypni për shpëtimin e shpirtit tuaj.
Ati juaj
Hyji Më I Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/16/god-the-father-for-those-born-into-pagan-families-and-through-no-fault-of-your-own-i-will-grant-you-mercy/