Mesazhi i dytë nga Hyji Atë
Unë vij në Emër të Birit Tim të Shtrenjtë të dashur, Jezu Krishtit. Bija Ime e zgjedhur, edhe pse disa herë ti lëkundesh në vëmendjen tënde ndaj thirrjes së Birit Tim të dashur për ta dëgjuar Atë të flasë, ti je lartësuar në Sytë e Mi për arsye të dhuratës që ti i ke dhënë Atij. Dhurata jote për t‘u bërë një shpirt viktimë që të ndihmosh për të shpëtuar miliona shpirtra e bën Atë të qajë nga gëzimi dhe lehtësimi; sepse janë aq shumë shpirtra që humben për në zjarret e Ferrit çdo ditë, çdo sekondë dhe për çdo frymëmarrje që bën.
Biri Im kërkon nënshtrimin tënd të plotë tani, bija Ime. Mos hezito t'i bindesh çdo urdhri të Tij. Zemra jote është e mbushur me dashuri dhe ngushëllim, jo vetëm për Birin Tim të Shtrenjtë, por për të gjithë fëmijët e Mi. E prekur nga Shpirti i Shenjtë, ti tani do të ndjesh dashuri të menjëhershme për të panjohur tek të cilët ti do të shikosh Dritën Time.
Ty, bija Ime, të janë dhënë tani hiret për t'i parë të dyja; dashurinë dhe ligësinë në të gjithë njerëzit. Ti gjithashtu do të jesh e aftë ta dallosh shpejt mëkatin në shpirtra të gjorë, të gënjyer.
Sepse kjo Punë tani do të thotë se ti duhet ta rrethosh veten tënde me çdo mbrojtje. Unë, bija Ime, do të mbroj ty dhe të dashurit e tu, sepse tani, ti do të shënjestrohesh më me forcë nga i ligu. Lutu dhe ma kërko Mua këtë mbrojtje çdo ditë tani dhe ty do të kursehet ashpërsia e persekutimit. Ti duhet tani të më thërrasësh Mua për të të ndihmuar që të përhapësh këto Mesazhe, me qëllim që Zëri i Birit Tim të dëgjohet dhe të nderohet ashtu si duhet.
Lajmëtarja Ime, bija Ime, ti ke akoma pak njohuri për atë çfarë kërkohet prej teje. Vetëm kaq informacion mund të të jepet njëherësh. Ti tani do të frymëzohesh nga Unë dhe do t’i përmbushësh, me udhëzimin Tim, profecitë e parathëna, kur Fjala e Birit Tim do të përhapet, porsi Ungjilli i Shenjtë, tek njerëzimi. Askush nuk do të mbetet pa e dëgjuar Fjalën e Birit Tim para se të vijë koha për kthimin e Tij. Ty të është dhënë kjo detyrë dhe për këtë Dhuratë ti duhet ta ulësh kokën në mirënjohje për këtë kërkesë të lavdishme nga Qielli.
Bija Ime, ti do të ndihmohesh në çdo mënyrë, por duhet t'i bindesh Birit Tim në çdo kohë. Ngrihu tani, bija Ime, sepse njeriu ka nevojë ta dëgjojë Fjalën e Paralajmërimit që Biri Im e përcjell, në mënyrë që shpirtrave të mos iu duhet të vuajnë mundimet e Ferrit, nëse ata vdesin në mëkat mortor, pa iu qenë dhënë më parë mundësia për t’u Shpenguar nga Biri Im gjatë Paralajmërimit.
Lejoje paqen Time ta vërshojë shpirtin tënd tani. Zemra Ime e rrethon çdo lëvizje që ti bën. Kurrë mos ndjej se je vetëm në këtë Punë, sepse je duke u udhëzuar në çdo minutë të ditës.
Hyji Atë