Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 27 November 2014

Hyji kurrë nuk do të urdhëronte ndonjë doktrinë tjetër sepse Ai i dha botës Fjalën e Tij

E Dielë, 16 Nëntor 2014, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, Satani është mbret i gënjeshtrave, mjeshtër i mashtrimit dhe ai endet nëpër botë i lirë, duke i gllabëruar shpirtrat në çdo sekondë. Fuqia e tij ndizet nga fakti se shumica e njerëzve nuk besojnë se ai ekziston. Ai i ka rrëmbyer zemrat dhe shpirtrat e shumë njerëzve dhe në këtë mënyrë ai punon.

Ai tregon gënjeshtra tek ata që i infekton, për t’i inkurajuar ata të mëkatojnë. Ai do ta bindi shpirtin se mëkati është i padëmshëm dhe se është e pranueshme të kryej çdo mëkat, që ka të bëj sidomos me atë. Këto mëkate përfshijnë justifikimin e çdo vepre të ndyrë të trupit përfshi shthurjen seksuale; imoralitetin; grykësinë dhe korrupsionin. Kur trupi njerëzor përdoret si një vegël për të kryer vepra të tilla, të cilat janë të turpshme në Sytë e Hyjit, ju do ta dini se kjo është një shenjë e influencës satanike.

Kur i ligu influencon shpirtrat e atyre që janë të ngarkuar me drejtimin shpirtëror të shpirtrave, në Kishën Time, për t’i inkurajuar ata ta pranojnë mëkatin, ai e bën këtë në një mënyrë dinake. Ju do të qortoheni që gjykoni mëkatarin, por asnjë fjalë nuk do të shqiptohet për ta dënuar mëkatin, në Sytë e Hyjit.

Kur Satani do ta shkatërroj dashurinë, ai do ta bëj këtë duke shkaktuar grindje në mardhëniet; ai do të krijoj urrejtje në zemrat e njerëzve duke i mbushur kokat e tyre me gënjeshtra, të cilat e nxisin njeriun të luftoj me njëri tjetrin përmes konfliktit dhe luftës. Ai do ta tundoj njeriun, përmes influencës së shpirtrave të tjerë, të cilët tashmë janë dorëzuar ndaj tundimeve të tij.

Gënjeshtrat, blasfemitë dhe urrejtja janë mjeti me të cilat Satani punon për të përhapur infektimin e tij. Ai i qetëson shpirtrat me një siguri të rreme, kur një njeri i tregon një tjetri se mëkati nuk është kundër Ligjeve të Hyjit, sepse është një gjë e natyrshme. Prandaj, fëmijët e Hyjit ngatërrohen më shumë, sepse ligjet e caktuara prej Tij janë përmbysur dhe njerëzit janë të pavendosur se nga cila udhë të kthehen.

Ju keni vetëm një zgjedhje. Lexoni Biblën Më Të Shenjtë dhe qëndroni besnikë ndaj të Vërtetës. Ajo gjendet atje që ju ta lexoni në bardhë e zi. Nëse ju e pranoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Shenjtë të Atit Tim, dhe besoni se Ai i urdhëroi Moisiut 10 Urdhërimet e Tij, atëherë ju kurrë nuk duhet të pranoni ndonjë doktrinë tjetër.

Hyji kurrë nuk do të urdhëronte ndonjë doktrinë tjetër sepse Ai i dha botës Fjalën e Tij. Asgjë brënda saj nuk mund të ndryshohet. Njeriu që guxon ta ndryshoj atë, për t’ju përshtatur jetës së mëkatarëve, do të jetë fajtor për një mëkat të tmerrshëm dhe do të vuaj për këtë fyerje të Shpirtit të Shenjtë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/16/god-would-never-dictate-any-other-doctrine-because-he-gave-the-world-his-word-2/