Bija ime, është e rëndësishme që të kujtoni të recitoni Ruzaren time më të Shenjtë çdo ditë për ta mbrojtur këtë mision, dhe misionet e tjera, të autorizuara nga Ati im i Përjetshëm për botën.
Të Krishterët që e mbajnë Besimin do ta kenë shumë të vështirë të vazhdojnë ta deklarojnë devotshmërinë e tyre ndaj meje, Virgjërës së Papërlyme Mari, Nënës së Hyjit, në këto kohë. Roli im si Nëna e fëmijve të Hyjit është duke u nënvlerësuar dhe shpërfillur dhe, në veçanti, nga disa grupe Katolike të cilët nuk vijnë nga Biri im. Grupe të tilla japin përshtypjen se janë mbështetësit e devotshëm të Kishës së Birit tim por ata nuk praktikojnë çfarë Ai ju mësoi.
Ata i persekutojnë ata që e mbështesin të Vërtetën dhe shkojnë deri aty sa ta shpërfillin, si të kotë, çdo lloj shfaqje private e dhënë njerëzimit që nga Vdekja e Birit tim në Kryq.
Po të mos ishte për shfaqjet private, të dhëna botës prej meje, Nënës së Hyjit si lajmëtarja e Kishtit, shumë nuk do të ishin kthyer kurrë tek e Vërteta.
Përkundrazi, shumë do të kishin vazhduar të ecnin në errësirë, do ta shpërfillnin Ekzistencën e Hyjit dhe do ta shmangnin lutjen – dera që, kur hapet, e ndriçon shpirtin. Roli im si Nëna e Hyjit është duke u sulmuar nëpër botë për arsye të fuqisë që më është dhënë mua për të shkatërruar kundërshtarin e lig. Unë do ta shtyp kokën e gjarpërit ashtu si është profetizuar por ata që tregojnë përkushtim ndaj meje do të përbuzen dhe do të tallen nga mashtruesit, që guxojnë ta shpallin veten ekspertë në mësimet e Kishës.
Biri im nuk e pëlqen asnjë lloj urrejtje të treguar nga njeriu për vëllain e tij. Ai derdh lotë kur dikush, që thotë se përfaqëson Kishën e Birit tim, nxit urrejtje kundër një fëmije të Hyjit. Ai pëson dhimbjen e Kryqëzimit të Tij sa herë që një shërbëtor në Kishën e Tij e lëndon një tjetër apo shkakton vuajtje të tmerrshme tek të pafajshmit.
Fëmijë, ju duhet të luteni fortë për Kishën e Birit tim pasi ajo është nën sulmin më të madh që nga themelimi i saj. Armiqtë e Birit tim kanë shumë plane për ta shkatërruar atë dhe pjesa më e madhe e tyre do të vijnë nga brënda saj. Jepini rëndësi paralajmërimit tim, si dhe atyre që unë i zbulova botës në Fatima. Armiku pret dhe së shpejti ai do të kontrolloj, plotësisht, Kishën e Birit tim në tokë dhe miliona do të gënjehen.
Mbyllini veshët kur të dëgjoni që shërbëtorët e Birit tim po përçmohen dhe po përgojohen pse mbrojnë Fjalën e Hyjit. Gjithmonë ta kujtoni se vetëm dashuria vjen prej Hyjit dhe çdo person apo organizatë që ju inkurajon të hidhni gjykime mbi një person – pavarësisht se çfarë ai ka bërë – është për t’u vënë në pyetje. Ju nuk mund ta deklaroni veten tuaj të jeni një shërbëtor i Hyjit dhe pastaj t’i thoni botës të hedhi shpifje mbi një person tjetër. Ju kurrë nuk mund ta pranoni nxitjen e urrejtjes të ndonjë lloji.
Çdo person që e bën këtë, në Emër të Birit tim, kurrë nuk duhet inkurajuar sepse kjo kurrë nuk mund të vij nga Zoti.
Ruzarja ime duhet të recitohet sa më shpesh të jetë e mundur për ta shtypur të ligun, që e mbërthen botën në këtë kohë kur mizoria e çdo lloji konsiderohet të jetë e drejtë.
Dashuria e njeriut për vëllain e tij është bërë e rrallë dhe bamirësia mes të Krishterëve është dobësuar. Ju duhet t’i hapni sytë ndaj të Vërtetës dhe ta kujtoni veten se çfarë ju mësoi Biri im. Ajo është po aq e qartë sa dita, sepse u shkruajt që bota ta lexoj në Biblën më të Shenjtë.
Dashuria e njeriut për vëllain e tij është bërë e rrallë dhe bamirësia mes të Krishterëve është dobësuar. Ju duhet t’i hapni sytë ndaj të Vërtetës dhe ta kujtoni veten se çfarë ju mësoi Biri im. Ajo është po aq e qartë sa dita, sepse u shkruajt që bota ta lexoj në Biblën më të Shenjtë.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/27/mother-of-salvation-my-role-as-the-mother-of-gods-children-is-being-undermined/