Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet ta kuptoni se qëllimi i vetëm i njoftimit privat është për t’i shpëtuar shpirtrat përmes kthimit në besim. Lutjet janë gjithmmonë pjesë e njoftimit privat dhe ju do ta dini atëherë se ato vijnë nga Qielli.
Ju nuk keni pse më dëgjoni Mua tani sepse gjithçka që Hyji kërkon që ju ta dini është e përmbajtur në Ungjillin më të Shenjtë. Për fat të keq, shumë pak nga ndjekësit e Mi i kanë kuptuar mësimet që përmbahen në të. E Vërteta përmbahet në të dy Testamentet, i Vjetri dhe i Riu. Gjithmonë ka qënë dëshira e Hyjit të ndërhyj në botë duke e zbuluar të Vërtetën tek shpirtrat e zgjedhur, si një mënyrë për të krijuar një kuptim më të mirë në atë se çfarë kërkohet për të shpëtuar shpirtin tuaj. Ajo është gjithmonë një mënyrë me të cilën Ai i paralajmëron fëmijët e Tij kur ata gënjehen nga armiqtë e Tij.
Libri i Atit Tim përmban të Vërtetën dhe kurrë nuk duhet shtuar në të, apo korrigjuar. As edhe nuk mund të ndryshoj në asnjë mënyrë. Është Detyra Ime, tani, të deklaroj përmbajtjen e Librit të Zbulesës për t’ju ndihmuar të kuptoni se çdo profeci, e përmbajtur brënda saj, do të ndodhi, sepse Fjala është vendosur.
Përmbajtja e këtij Libri, krijon një lexim të vështirë sepse paralajmëron tradhëtinë finale ndaj Meje, Jezu Krishtit, nga ata që pohojnë të qeverisin Kishën Time. Le të dëgjohet e Vërteta, sepse është e shkruajtur dhe çfarë është e shkruajtur nga Hyji, është e shenjtë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/13/the-only-objective-of-private-revelation-is-to-save-souls-2/