Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 29 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Më lejoni mua të sjell dashuri dhe ngushëllim tek të përvuajturit.

E Mërkurë, 19 Nëntor 2014, në 14:47

Bija ime e dashur, më lejoni mua të sjell dashuri dhe ngushëllim tek të përvuajturit dhe në veçanti tek ata që vuajnë nga sëmundje të tmerrshme.

Unë ju sjell Bekime të mëdha nga Biri im i dashur, i Cili dëshiron të arrij tek ata prej jush që vuajnë në këtë mënyrë. Ai do t’ju ndihmoj ju, që jeni të dërrmuar nga vuajtjet fizike, duke ju mbushur me Praninë e Tij të Shenjtë. Ai kërkon që ju të ktheheni tek Ai n
ë orën tuaj të nevojës dhe t’i luteni Atij t’ju sjelli paqe dhe qetësi.

Ju lutem t’i kërkoni Birit tim t’ju marri në Krahët e Tij dhe t’ju mbroj nga dhimbja juaj. Kërkojini Atij ta marri dhimbjen tuaj mbi Supet e Tij dhe Ai do t’ju ndihmoj. Biri im do të ndërhyj në shumë mënyra për t’i provuar botës se Ai është duke ju folur përmes këtyre mesazheve.

Tek të gjithë ata që kërkojnë shërimin e shpirtit, si dhe të trupit, dhe që recitojnë Lutjen e Kryq
ëzatës (94), Biri im do t’ju përgjigjet këtyre shpirtrave, përmes atyre që Ai zgjedh, për të përmbushur Vullnetin e Tij të Shenjtë.

Ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë sepse kur ju besoni plotësisht në Birin tim, Ai gjithmonë do t’i përgjigjet thirrjeve tuaja për ndihmë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Lutja e Kryqëzatës (94) Për të shëruar mendjen, trupin dhe shpirtin

O Jezus i dashur, unë dergjem para Teje, i dërrmuar, i sëmurë, me dhimbje dhe me një dëshirë të madhe për të dëgjuar Zërin Tënd. Le të më preki Prania Jote Hyjnore, që Drita Jote Hyjnore të më vërshojë përgjatë mendjes, trupit dhe shpirtit tim. Unë kam besim në Mëshirën Tënde. Unë e dorëzoj plotësisht dhimbjen dhe vuajtjen time përpara Teje dhe kërkoj që Ti të më dhurosh Hirin për të pasur besim tek Ti, në mënyrë që Ti të më shërosh nga kjo dhimbje dhe errësirë, që të bëhem përsëri i plotë dhe kështu të mund të ndjek Udhën e së Vërtetës dhe të lejoj Ty të më udhëheqësh drejt jetës në Parajsën e Re. Amen.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/19/mother-of-salvation-let-me-bring-love-and-comfort-to-the-afflicted/