Kerko Mesazhet ketu

Thursday 18 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Sa lehtë njerëzit i pranojnë ligjet e reja, të cilat thuhen të jenë të mira

E Mërkurë, 10 Korrik 2013

Bija ime, lutjet e tua po përgjigjen dhe Biri im do të ndërhyj për qëllimet e tua të veçanta. Ti duhet të lutesh për të gjithë ata në botë që po gënjehen të besojnë se ligësia është e mirë. Ky rrjet mashtrimi e ka mbuluar njerëzimin deri aty sa shumë nuk mund ta dallojnë ndryshimin mes Ligjeve të Hyjit dhe djallëzisë së të ligut kur ai shfaqet mes jush.

Sa lehtë njerëzit i pranojnë ligjet e reja, të cilat thuhen të jenë të mira – për të mirën e të gjithëve – kur, në fakt, ato e mbulojnë mëkatin mortor në Sytë e Hyjit.

Beteja egërsohet midis atyre që i mbështesin Ligjet e Hyjit dhe atyre që i shkatërrojnë ato. Ata që publikisht i mbështesin Ligjet e Hyjit trajtohen sikur të jenë djajë dhe deklarohen të jenë mizorë dhe të liq. Mashtrimi dhe gënjeshtrat, që i mbushin ata që thonë se e duan njerëzimin, duken qartë kur ata publikisht e justifikojnë mëkatin mortor. Sa dinak është i ligu. Sa pak e kuptojnë influencën e tij në jetën e tyre apo se si ai e përdredh arsyetimin e tyre.

Të jeni të qetë, fëmijë të dashur, në dijen se unë, Nëna e Shpëtimit, mund ta mposht të ligun në mes jush. Ju duhet të më thërrisni mua sa herë që ndjeheni të mundur nga fuqia që ai zotëron në vëndet tuaja. Unë do ta shkatërroj influencën e tij, kur ju e vini kërkesën tuaj para meje.

Ju lutem të recitoni këtë Kryqëzatë Lutje (113) Për të mposhtur të ligun në tokën tonë

O Nëna e Shpëtimit, eja në mesin tonë dhe mbuloje tokën tonë me mbrojtjen tënde.

Shtype kokën e bishës dhe çrrënjose influencën e tij të keqe midis nesh.

Ndihmoji fëmijët e tu të gjorë e të humbur për t’u ngritur dhe për të folur të Vërtetën, kur të jemi të rrethuar nga gënjeshtrat.

Të lutem, O Nëna e Hyjit, mbroje tokën tonë dhe na mbaj të fortë, që të mbetemi besnikë ndaj Birit tënd në kohën tonë të persekutimit. Amen.

Ju kurrë nuk duhet të pranoni argumenta, që lejojnë ligjet djallëzore të vihen në zbatim, të cilat ju diktojnë si ta jetoni jetën tuaj, dhe që nuk janë sipas Fjalës së Hyjit. Kur këto ligje hyjnë në vëndet tuaja, ato shkatërrojnë shpirtra.

Kini besim tek unë, Nëna e Shpëtimit, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të atyre që ju i doni dhe me të cilët punoni. Më thërrisni mua dhe unë ju premtoj se unë do ta mbuloj kombin tuaj me Mantelin tim Më Të Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/10/mother-of-salvation-so-easily-do-people-accept-new-laws-which-claim-to-be-good/