Bija Ime fort e dashur, është një fe, e cila më shkakton Mua vuajtjen më të madhe dhe ajo është feja e rreme, e cila adhuron bishën. Urdhëri Mbarë Botëror është shtembërimi më i madh kundrejt Hyjit të Trinisë së Vërtetë dhe ata që i përkasin shtëpisë së Satanit kanë nevojë për kaq shumë lutje.
Ata janë mashtruar të besojnë se është një Zot tjetër, që i do ata. Atyre ju është thënë se Trinia e Bekuar është një fallsitet dhe se Ati Im i dashur është djallëzor. Ata nuk e pranojnë se Ai i krijoi ata dhe se kokat e tyre janë mbushur me kaq shumë gënjeshtra sa kurrë nuk do ta hapin mëndjen e tyre ndaj të Vërtetës. Për shkak të devotshmërisë së tyre ndaj kultit, ata janë përfshirë me forcat satanike, që i kanë shkatërruar shpirtrat e tyre, të cilat janë mbushur me urrejtje, jo vetëm për Hyjin, por për të gjithë fëmijët e Hyjit.
Ata duan vetëm vetveten dhe epshi i tyre për kënaqësi i mbush ata me një dëshirë të pangopur për të patur më shumë. Asnjë sasi e kënaqësive të botës nuk do t’i kënaqi ata, prandaj dhe ata lakmojnë gjëra të tjera të turpshme. Ata gjejnë kënaqësi në marrjen e jetës dhe nuk kanë aspak keqardhje në shpirtrat e tyre, për vrasjet brutale për të cilat ata janë fajtorë. Influenca e tyre përhapet nëpër Tokë tek çdo komb dhe ndjekësit e djallit shoqërohen me të pasurit, udhëheqës biznesi, qeveri, familje mbretërore, organizata, përfshi media dhe përfaqësuesit e rendit, gjykatat dhe Kishën.

Ju lutem të mos i nënvlerësoni fuqitë e tyre. Edhe pse janë në numër të vogël, dhe nuk infiltrojnë çdo sektor të komuniteteve tuaja, ata prapë do të kryejnë dëme të tmerrshme. Jo vetëm që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli, por ata do të tërheqin shpirtra të tjerë të pafajshëm në humnerë me bishën dhe djajtë e tij.
Unë po ju jap të gjithë atyre që më duan Mua Hiret për t'u mbrojtur nga ky grup keqbërës dhe i fuqishëm, të cilët më fyejnë Mua në çdo sekondë të ditës, kur ju të thoni këtë Kryqëzatë Lutje të shkurtër.
Lutja e Kryqëzatës (112) Për Hirin e Shpëtimit
Më i dashuri Jezus, unë të bëj thirrje Ty që t’i mbulosh shpirtrat e atyre që janë të infektuar nga Satani, me Hirin Tënd të veçantë të Shpëtimit. Çliroji shpirtrat e tyre nga robëria e ligë prej së cilës nuk mund të shpëtojnë. Amen.
Këta shpirtra të gjorë do të jenë të parët ta deklarojnë bishën si të tyren dhe ata do të bien me fytyrë përdhe për të adhuruar antikrishtin. Ju duhet të luteni fortë, të gjithë ju, me qëllim që fuqia, që Satani e mban mbi ata, të mund të thyhet dhe që zemrat e tyre të hapen ndaj Mëshirës Sime të Madhe.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/05/the-one-world-order-is-the-greatest-travesty-against-the-true-triune-god/