Kerko Mesazhet ketu

Saturday 27 July 2013

Ata po e pregatisin antikrishtin tani, për hyrjen e tij madhështore

E Dielë, 21 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë kam një Mesazh të rëndësishëm për botën, përfshi ata që besojnë tek Unë, ata që nuk besojnë, ata që mund të besojnë tek Ati Im, ashtu si edhe ata që nuk besojnë se të gjitha gjërat vijnë nga Unë.

Kur bisha komplomentoi kundër Meje, ai krijoi një plan djallëzor për kohët e fundit, i cili është pregatitur për të gënjyer botën me gënjeshtrën më të madhe, me qëllim që ai të mund t’i marri ata me vete në flakët e Ferrit.

Dijeni se Unë tashmë i kam zbuluar botës këtë plan, por ka një sekret që duhet të zbulohet, me qëllim që ju ta kuptoni të Vërtetën. Ashtu si me çdo betejë, armiku zë pozicion dhe kjo 
zakonisht është e planifikuar me kujdes, që të bëhet fshehurazi, me qëllim që mos ta dijë pala tjetër se ku qëndron armiku.

Në këtë, betejë finale për shpirtrat, Satani dhe bashkpunëtorët e tij po ngrihen kundër dy dëshmitarëve të Hyjit. Ju janë dashur shumë vite për ta orkestruar këtë, por fëmijët e Hyjit duhet ta dinë, në fillim, se kush janë dy dëshmitarët, para se të kuptojnë se si është pregatitur plani.

Armiku tani ka zënë vënd në Kishën Time. Ai e bën këtë sikurse armiku fshihet brënda një kali të Trojës. Armiku – dhe dijeni se ka shumë dhe të gjithë ata i bëjnë nderime bishës – kanë zënë rrënjë gjithashtu në Lindjen e Mesme.

Shënjestra e vërtetë është Izraeli, shtëpia e dëshmitarit të dytë.

Dy dëshmitarët janë të Krishterët dhe Shtëpia e Izraelit. Krishtërimi është shënjestra e parë, sepse ajo erdhi nga Unë. Izraeli është shënjestra e dytë, sepse Unë u linda si Hebre dhe ajo është toka e njerëzve të zgjedhur të Hyjit – shtëpia në Jeruzalem.

Nuk është aksidentale që Satani kërkon të shkatërroj këta të dy, sepse ai i urren ata dhe, duke i fshirë të gjitha gjurmët e tyre, ai kërkon të japi një mesazh të madh – se ai është mbi Hyjin. Sa do të vuajnë këta dy dëshmitarë në Emrin e Hyjit. Ata nuk do të vdesin, por do të shfaqen sikur nuk kanë aspak jetë.

Sakramentet do të jenë të parat që do të shkatërrohen – pastaj Mesha – pastaj Bibla dhe të gjitha gjurmët e Fjalëve të Hyjit. Gjatë këtyre kohëve, shumë do të luftojnë për të shpallur Fjalën e Hyjit. Do të jetë gjatë këtyre kohëve që Hiret e Mia do të hidhen ngado, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, me qëllim që Hyji kurrë të mos harrohet.

Antikrishti

Shumë shpejt antikrishti do ta bëj veten të njohur si njeriu i paqes, i cili do të krijoj planin më ambicjoz të paqes në Lindjen e Mesme.

Ata po e pregatisin antikrishtin tani, për hyrjen e tij madhështore. Ndërkohë, plani i tij djallëzor për të mashtruar të pafajshmit, duke ju mësuar atyre gënjeshtra në Emrin Tim, vazhdon. Ata prej jush që nuk do ta pranojnë të Vërtetën, dijeni se këto kohë janë afër. Nëse ju nuk mund ta pranoni të Vërtetën tani, nëse me të vërtetë më doni Mua, atëherë Unë do t’ju dhuroj Hiret për ta dalluar.

Sa shumë nuk mund ta shikojnë këtë plan të lig, që është i mbuluar me aq kujdes, por, që po shpaloset para syve tuaj, ashtu si është parathënë. Shkrimi I Shenjtë kurrë nuk gënjen. Fjala Ime është e Vërteta. E Vërteta është udha juaj drejt shpëtimit. Nëse ju i pranoni gënjeshtrat, që ju jepen në Kishën Time, nga ata që nuk vijnë në Emrin Tim, atëherë ju do të bini në errësirën e madhe dhe ju do të mbërtheheni nga një ligësi e tillë, dhe nëse ju merrni pjesë në praktika të kulteve të tilla – të prezantuara në Emrin Tim – ju do të jeni të humbur për Mua.

Shumë shpejt, kur paqja e rreme të krijohet, planet do të fillojnë të zhdukin Hebrenjtë. Ndërsa bisha shkatërron Izraelin, profeti i rremë do ta braktisi Praninë Time dhe do të mashtroj jo vetëm Katolikët, por të gjithë të Krishterët, të gjitha fetë, për të adhuruar bishën nën maskën e Fesë Mbarë Botërore.

Nëse ky Mesazh sjell frikë në shpirtrat tuaj, atëherë dijeni se qëllimi Im është që të mos fsheh asgjë nga ju, që mund t’ju shkatërroj. Ajo që është e rëndësishme është të qëndroni të vërtetë ndaj Mësimeve të Mia dhe të luteni për Mbrojtjen Time. Kur ju dorëzoheni tek Unë, Jezusi juaj dhe më kërkoni Mua t’ju drejtoj, gjithçka do të jetë mirë.

Unë do t’ju ruaj brënda Mbrojtjes Sime – të gjithëve ju që nuk devijoni nga e Vërteta.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/21/they-are-preparing-the-antichrist-now-for-his-grand-entrance/