E Dielë, 30 Qershor 2013
Bija Ime e dashur, as edhe për një moment i ligu nuk do të ndaloj persekutimin e tij ndaj atyre që më duan Mua. Kur shpirtrat janë pranë Meje, dhe kur dashuria e tyre për Mua rritet, ai gjithmonë do të jetë atje duke u përpjekur t’i largoj ata nga Unë.
Kur ju i shpëtoni shpirtrat përmes lutjeve tuaja, i ligu do ta shfreh gjithë zemërimin e tij kundër jush dhe ju do të lëndoheni, sepse do të bëheni një shënjestër për t'u kritikuar, sidomos prej atyre që ju i doni. Ju duhet të mësoheni tani me këtë lëndim dhe hidhërim kur ju më ndiqni Mua dhe kur ju e pranoni Ndërhyrjen Time, përmes këtyre Mesazheve.
Ato do të sjellin me vete një fshikullim të tmerrshëm, sepse këto Mesazhe do të jenë përgjegjëse për shpëtimin e mbi 7 miliarda njerëzve.
Kur djalli e di se po i humbet shpirtrat kundrejt Meje, ai do të përdori çfarëdo mjeti të nevojshëm për të krijuar dyshime brënda mëndjeve të atyre që janë besnikë ndaj Meje dhe pastaj ai do të krijoj një grindje mes ndjekësve të Mi. Ju duhet ta njihni punën e djallit për atë që është dhe dijeni, se sa më shumë të persekutoheni për pranimin e Dorës Sime të Mëshirës, se ju po ndiqni të Vërtetën. Vetëm Fjala e Hyjit, kur tregohet në mënyrën e Vet më të fuqishme – kur Shpirti I Shenjtë bëhet i dukshëm mes grupeve të fëmijve të Hyjit – i ligu do të luftoj më fortë. Ai, Satani, është tërbuar për shkak të këtij misioni. Dhe për ata prej jush që e vënë në dyshim Fjalën Time, e dhënë juve në këtë kohë, dijeni këtë.
Vetëm Fjala Ime mund ta provokoj një tërbim të tillë, madje edhe mes atyre që besojnë tek Unë dhe që i ndjekin Mësimet e Mia. As edhe një prej jush nuk është i paprekshëm ndaj sulmeve. Ju, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, do ta shikoni veten të merrni goditjet e gjuhëve të liga kundër Meje. Ju do të pështyheni, nënqesheni dhe talleni. Ju do të akuzoheni për komplot kundër Vetë Kishës Sime, kur krimi juaj i vetëm do të jetë përkrahja e të Vërtetës. Ata që e përkrahin Fjalën e Hyjit dhe që refuzojnë të devijojnë nga e Vërteta gjithmonë kanë vuajtur nga duart e atyre që e vunë veten si përfaqësuesit më të zgjedhurit e Hyjit, para atyre shpirtrave që me të vërtetë më donin Mua.
Ka një ndryshim mes atyre që thonë se janë më mirë të informuar, dhe prandaj janë më të denjë të hedhin gjykime mbi të tjerët në Emrin Tim, sesa ata që thjesht më duan Mua. Ju mund të ngriheni dhe të deklaroni dashurinë tuaj për Mua vetëm nëse ju ndiqni Shëmbullin Tim. Unë kurrë nuk do të thosha se njëri është më i mirë se tjetri – sepse ju jeni të gjithë mëkatarë. Por Unë kurrë nuk do t’i pranoja ata që mund të dinë gjithçka që duhet të dinë për Mua dhe që deklarojnë superioritetin e tyre mbi një tjetër. Ata që thonë se më njohin Mua dhe e fyejnë një tjetër në Emrin Tim në të vërtetë nuk më njohin Mua aspak.
Djalli i mbush shpirtrat me egoizëm, krenari dhe zemërim. Ato janë tre cilësitë me anë të të cilave ju do ta njihni se ai është i pranishëm në një shpirt, kur ai përpiqet të heshti shpirtrat e tjerë që shpallin të Vërtetën e Hyjit. Sa do të vuajnë shpirtra të tillë, sidomos tani, pasi ky Misioni i shumë pritur, po zbatohet mes jush. Gjithsecili prej jush që i përgjigjet Thirrjes Sime do të pësoj abuzime dhe tallje në publik, sa do t’ju lënë pa frymë – kaq e ashpër do të jetë urrejtja e hedhur. Unë dua që ju ta kuptoni se nuk jeni ju ndaj të cilit urrejtja do të vërshohet, por ndaj Meje. Satani dëshiron ta heshti Zërin Tim, ndërsa përhapet për t’ju shpëtuar nga ky plan djallëzor, që është orkestruar me kujdes dhe që është planifikuar për kaq kohë të gjatë. Nuk do të ketë asnjë fitore për bishën, por ai e di se sa Unë vuaj kur ai i rrëmben shpirtrat nga Unë. Mos e lejoni këtë ndërhyrje t’ju verboj ndaj të Vërtetës.
E Vërteta do ta shpëtoj shpirtin tuaj dhe kur ju e përhapni të Vërtetën, ajo do të më sjelli Mua më shumë shpirtra. Me anë të këtyre mënyrave Unë do ta mposht bishën. Ju do të jeni të mbrojtur nga të gjitha të këqijat, por ju do të turpëroheni duke u quajtur budallenj. Dhe e gjithë kjo për arsyen se më doni Mua.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/30/you-will-be-accused-of-plotting-against-my-own-church-yet-your-only-crime-will-be-to-uphold-the-truth/