E Dielë, 14 Korrik 2013
Bija Ime fort e dashur, kur Unë të jap ty Dhuratën për t'i parë fëmijët e Hyjit përmes Syve të Hyjit, ngado që shkon, kjo është për një arsye.
Sa herë që ti shikon një fëmijë të vogël dhe ndjen Dashurinë Time të përshkoj nëpër venat e tua, kjo është Dashuria Ime për ata. Kur ti shikon një adoleshent duke ecur dhe duke qeshur me shokët e tij dhe ndjen një vërshim të dashurisë prej nëne për atë, dije se kjo është Dashuria e Hyjit që ti po ndjen. Kur ti shikon të moshuar dhe prapë e ndjen këtë dashuri, kjo përsëri, është Dashuria Ime që ti ndjen.
Kur ti shikon ata shpirtra që shkaktojnë hidhërim të tmerrshëm mbi të tjerët, përmes ligësisë së tyre, dhe ndjen keqardhje për ata, dije gjithashtu, se kjo është Dashuria Ime, e cila kalon përmes teje. Dije se ata që më kundërshtojnë Mua në çdo lloj mënyrë, prapë më mbushin Mua me Dashuri për ata, sepse si mundem Unë t’i mohoj ata? Ata janë të Mitë. Unë i dua ata. Unë derdh lotë për ata. Unë kam etje për ata. Unë merakosem për ata. Sa më shkaktojnë Mua ata dhimbje kaq të tmerrshme, por Unë do ta luftoj të ligun, deri në frymën e fundit që ata do të marrin mbi këtë Tokë, për këta shpirtra të gjorë.
Kujt i është dhënë jeta prej Atit Tim, i takon Atij. Çfarë është e Tij, është edhe e Imja. Unë vdiqa për ata, edhe pse ata më shanin Mua. Ata akoma e bëjnë këtë. Unë kam etje për ata. Pa ata Unë nuk mund të ndjehem i plotë. Prandaj dhe Unë me gëzim do ta përjetoja Kryqëzimin Tim përsëri dhe përsëri, nëse Unë do t’i sillja ata në Krahët e Mi.
Si mundem Unë të pushoj, bija Ime, pa ëmbëlsinë e kthimit të tyre në besim? Por, ata duhet të vijnë tek Unë sipas vullnetit të tyre të lirë. Unë mund t’i mbuloj ata me Dashurinë dhe Hiret e Mia. Unë mund t’i vërshoj shpirtrat e tyre me çdo Hir, por me qëllim që ata t’i pranojnë Hire të tilla, ata duhet të jepen tek Vullneti Im I Shenjtë dhe të dorëzohen tek Unë. Unë nuk mund ta përdor Hyjninë Time për të imponuar Vullnetin Tim mbi ata, por çfarë Unë mund të bëj, përmes Bujarisë se Atit Tim, është që të marr shpirtrat e Mi të zgjedhur dhe t’ju kërkoj atyre ta marrin Dhimbjen Time, në shkëmbim për këta shpirtra. Kjo ndërhyrje e mrekullueshme do të jetë një nga mënyrat me të cilën Unë mund të shpëtoj më të shumtën e njerëzimit.
Lutu, bija Ime e dashur, tek Unë, Jezusi yt, për forcën për të më dhënë Mua më shumë vuajtje. Nëse ti e pranon këtë kërkesë të veçantë, Unë solemnisht të premtoj se Unë do të shpëtoj 10 milion më tepër shpirtra. Mos ki frikë. Ti do të jesh e fortë dhe ti do ta bësh këtë me gëzim në zemër këtë herë.
Shko, bija Ime, pranoje Kërkesën Time. Mos u trëmb prej saj, sepse ti do të më sjellësh Mua gëzimin më të madh nëse mi dorëzon Mua këto sprova të reja. Do të jem Unë, Ai që do ta duroj dhimbjen, jo ti. Dhimbja jote do të jetë e shkurtër, por duke e pranuar atë, Unë mund të plotësoj dëshirën Time për të shpëtuar fëmijët e Mi të gjorë, që po ndahen nga Unë.
Faleminderit që ju përgjigje Thirrjes Sime. Hape zemrën tënde ndaj kërkesës Sime dhe Unë do të ndihmoj në çdo hap të udhës. Për ty, kjo do të jetë thjesht një sprovë tjetër dhe së shpejti, do të harrohet lehtë. Për Mua, kjo do të thotë shpirtra, që do të kishin përfunduar në Ferr, por do të jenë të Mitë në Mbretërinë Time.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/14/i-pine-for-them-without-them-i-cannot-feel-whole/