Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 4 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Sillini tek unë fëmijët tuaj, që si një nënë e vërtetë e të gjithë fëmijve të Hyjit, unë të mund t’i kushtoj ata tek Biri im

E Mërkurë, 26 Qershor 2013

Fëmijët e mi të dashur, si Nëna juaj unë ju bëj thirrje të sillni tek unë fëmijët tuaj, që si një nënë e vërtetë e të gjithë fëmijve të Hyjit, unë të mund t’i kushtoj ata tek Biri im, Jezu Krishti.

Kur ju i kushtoni fëmijët tuaj tek Biri im, përmes meje, Nënës së Shpëtimit, unë do t’i paraqes ata para Birit tim, që Ai të mund të hedhi Hire të mëdha mbi shpirtrat e tyre.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni Dashurinë që Biri im ka për fëmijët e Hyjit. Pavarësisht se çfarë moshe janë ata, kur ju i ofroni ata tek Biri im, për shenjtërimin e shpirtrave të tyre, përmes meje, Nënës së Tij të Bekuar, lutjet tuaja do të përgjigjen. Këtu është një Kryqëzatë Lutje për fëmijët tuaj. Kur recitohet çdo ditë, ajo do t’i sjelli fëmijët tuaj më pranë Zemrës së Mëshirshme të Jezusit.

Lutja e Kryqëzatës (111) Për t’ia kushtuar fëmijët tuaj Jezu Krishtit

O Nëna e dashur e Shpëtimit, Unë i kushtoj fëmijët e mi (Emri i fëmijës/fëmijëve këtu) përpara Birit tënd, që Ai të mund t’u sjellë atyre paqe në shpirt dhe dashuri në zemër.

Të lutem, lutu që fëmijët e mi të pranohen në Krahët e mëshirshëm të Birit tënd dhe ruaji ata nga e keqja. Ndihmoji ata të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit, sidomos në kohëra kur janë të tunduar për t’u larguar prej Tij. Amen.

Kërkesa ime, në emrin tuaj, për fëmijët tuaj të dashur, do të pranohet nga Biri im, si një Dhuratë e veçantë për mua, Nënën e Tij, ndërsa unë ngrihem për të përmbushur premtimin tim ndaj Birit tim, kur Misioni im për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të fëmijve të humbur të Hyjit fillon, në këtë kohë. Roli im si Nëna e Shpëtimit ka filluar në Dhuratat më të rëndësishme dhe të veçanta, përmes ndërhyrjes sime për të dhuruar Mëshirën e Hyjit mbi mëkatarët, do të jepen me bollëk tek të gjithë ata që më thërrasin mua.

Shkoni në paqe fëmijë. Unë, Nëna juaj e dashur e Shpëtimit, gjithmonë do t’i përgjigjem thirrjes suaj, kur ju kërkoni shpëtimin e shpirtrave.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/26/mother-of-salvation-bring-me-your-children-so-that-like-a-true-mother-of-all-gods-children-i-can-consecrate-them-to-my-son/