E Mërkurë, 3 Korrik 2013
Bija ime e dashur, kur ti të hidhesh në shkretëtirë dhe të izolohesh për shkak të këtij Misioni, është e rëndësishme ta dish arsyen përse. Sepse kur ti e di, kjo do ta bëj më të lehtë për ty të pranosh një mizori të tillë.
Kur unë isha gati për të lindur, as edhe një derë nuk u hap për të lejuar Birin tim të vinte në botë me dinjitet. Kur çdo derë përplasej në Fytyrën e Hyjit, I Cili dërgoi Birin e Tij të vetëm për të shpenguar njeriun nga mëkati, do të ndodhi e njëjta kur tani Hyji pregatit udhën për Ardhjen e Dytë të Birit të Tij.
Ndërsa Hyji e pregatit botën për këtë ditë të madhe, dyert përsëri do të mbyllen, në kundërshtim të hapur, kundër Fjalës së Hyjit. Ti, si lajmëtare, do të vazhdosh të përballesh me kundërshtim të ashpër. Shumë jo vetëm që do t’i mbajnë dyert e mbyllura – kjo do të jetë vetëm një fyerje – ata do të bërtasin turpe të tmerrshme dhe do të lëndojnë ty, bija ime, sepse ata nuk duan të dëgjojnë Fjalën e Hyjit.
Shpirti djallëzor mbizotëron në këtë kohë kritike në historinë e njerëzimit dhe do të shtypi madje dhe ata më të shenjtët mes fëmijve të Hyjit. Vetëm më guximtarët do t’i rezistojnë shpirtit të lig, i cili do të infektoj miliona që ata ta refuzojnë Mëshirën e Birit tim.
Nuk do të jenë vetëm Mesazhet ato që do të urrehen, por është frika, që përmes Mëshirës së Birit tim, më shumë shpirtra do të shpëtohen nga mbërthimi i të ligut. I ligu punon dhe e ndërthur udhën e tij në zemrat e shumë shpirtrave, dhe në veçanti, atyre që janë pranë Birit tim. Janë ndjekësit e devotshëm, brënda Kishës së Birit tim, që janë shënjestra e parë e të ligut, i cili do të kthej më të shumtët prej tyre kundër Fjalës së Tij në këtë kohë.
Fjala e Vërtetë e Birit tim, Jezu Krishtit, ka qënë zbehur nëpër shekuj dhe përmbajtja e Biblës së Shenjtë tani po mohoet nga shumë, të cilët thonë se e njohin Birin tim. Mbajeni mënd se, beteja për shpirtrat po luftohet nga ëngjëjt dhe shenjtët në Mbretërinë e Atit tim, kundër mashtruesit. Ti, bija ime, je kapur në mes dhe si e tillë bëhesh një shënjestër e lehtë.
Është për arsye të madhështisë së këtij Misioni dhe sepse ti je një profete – dhe jo një vizionare – që ti do të punosh në izolim dhe do të urrehesh mes njerëzve. Mos e lejo që ky persekutim të trishtoj ty apo të ndjehesh se nuk do të jesh mjaft e fortë, sepse kjo nuk mund të ndodhi. Ti je dërguar dhe je e mbrojtur dhe ti do të ngrihesh dhe do të vazhdosh të shpallësh Fjalën e Hyjit, deri në ditën e fundit. Kjo është parathënë dhe kur shpirtat e botës të shpëtohen dhe kur Mbretëria e Re – Parajsa e Re – të filloj, asnjë nga këto vuajtje nuk do të kenë rëndësi.
Gëzohu dhe mos ki frikë. Unë, Nëna jotë e dashur, do të udhëheq dhe mbroj ty, madje dhe në orën tënde më të errët, që Drita e Hyjit ta mbushi mëndjen, trupin dhe shpirtin tënd, çdo ditë.
Unë të dua, bija ime, dhe ti duhet ta dish se ti je bekuar me Dhuratën e Këmbnguljes. Gjithçka është tani në Duart e Hyjit. Ti duhet të kesh besim tek Ai, gjatë gjithë kohës.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/03/mother-of-salvation-not-one-door-was-opened-to-allow-my-son-to-come-into-the-world-with-dignity/