Bija Ime fort e dashur, sa herë që ti e ndjen se ka pak shpresë për mëkatarët, të lutem ta kujtosh se Mëshira Ime e Madhe është e pashteruar. Nuk ka asnjë shpirt në botë që Unë nuk dëshiroj ta përqafoj dhe t’ju sjell atyre Dhuratën e Shpëtimit. Unë ju dua të gjithëve ju. Unë i fal të gjithë ata që më kërkojnë Mua, Dhuratën e Shpengimit, por kjo nuk do të thotë se Unë nuk do t’i ndëshkoj ata që kryejnë mëkat të rëndë.
10 Urdhërimet, e dhëna botës nga Ati Im përmes profeti Moisiut, po ri-shkruhen nga njeriu. Ato janë copëtuar, shtrëmbëruar dhe ju janë dhënë kuptime të reja, me qëllim që njeriu të mund ta pranoj mëkatin.
Ju adhuroni zota të rremë dhe e justifikoni këtë. Ju po jetoni një gënjeshtër të tmerrshme kur ju e fyeni Atin Tim në këtë mënyrë dhe prapë kur e Vërteta t’ju tregohet paganëve, ata do të pendohen dhe Unë do të jem duke pritur për t’i përqafuar ata.
Ju vrisni njëri tjetrin dhe thoni se ju thjesht po tregoni mëshirë kur ju e bëni këtë. Ju e ligjëroni vrasjen, ekzekutimin, vrasjen e vullnetshme dhe abortin dhe thoni se këto janë gjëra të mira. Kjo është ligësi në formën më të keqe, kur ju e kundërshtoni Autorin e gjithë jetës – Krijuesin e Qiellit dhe të Tokës – duke ndërhyrë me Ligjet Hyjnore të Hyjit. Por, kur ju tregoni pendesë të vërtetë, Unë do të jem gjithashtu duke pritur t’ju përqafoj në Krahët e Mi.
Ju plaçkisni çfarë nuk ju takon dhe ju vidhni nga të varfërit, për të kënaqur joshtjen tuaj për më shumë. Ju kryeni mëkate të tmerrshme të mishit, të cilat janë tepër të ulëta për dinjitetin e njeriut dhe ju silleni si kafshë të egra të lëshuara në një gropë. Mizoria juaj është e neveritshme në Sytë e Hyjit, por prapë nëse ju më thërrisni Mua dhe më lypni Mua Mëshirë, Unë do të jem atje duke pritur me durim. Kur ju e fyeni Hyjin duke refuzuar të pranoni se Ai Ekziston dhe pastaj përpiqeni të merrni fëmijët e Tij me vete në humnerë me bishën, Unë prapë do të jem duke pritur kur ju të ktheheni dhe të më kërkoni Mua ta tregoj Veten Time tek ju.
Ata prej jush, që e pranojnë të Vërtetën, nuk shpenzojnë më kohë të më nderojnë Mua në Ditën e Dielë (Sabbath), sepse ju i vendosni nevojat tuaja para Meje. Ju më lëndoni Mua kështu, sepse ju tashmë e dini se ju jeni fëmijët e Hyjit. Ju e keni lënë Shtëpinë e Atit tuaj dhe ju do të ktheheni vetëm kur të mos keni çati mbi kokë. Dhe Unë do të jem duke pritur për t’ju mirëpritur përsëri.
Dashuria juaj për Hyjin është zvogëluar, ashtu si dhe dashuria dhe respekti juaj për prindërit tuaj. Zemrat tuaja janë ngurtësuar aq shumë sa nuk tregoni ndaj atyre dashuri dhe kujdes me mënyrën që duhet ta bëni.
Ju e shani Hyjin dhe betoheni, duke e përdorur Emrin Tim në mungesë respekti, çdo ditë, por ju nuk do të flisni me Mua në mënyrën që Unë dëshiroj. Kur ju fyeni të tjerët, ju më fyeni Mua. Kur ju dëmtoni emrin e dikujt tjetër, ju shkatërroni Dashurinë Time. Dhe, prapë, Unë do t’ju fal, kur ju tregoni pendesë.
Ju nuk e respektoni traditën e martesës dhe nuk e mendoni abuzimin e këtij Sakramenit Më Të Shenjtë. Ju e fyeni Hyjin më tepër kur ju vazhdoni të kërkoni bekimet e Tij mbi martesat, kur Ai nuk mund dhe nuk do t’i njohi ato. Prapë, ju vazhdoni ta fyeni Atë.
Kaq të dhënë jeni pas kërkimeve të të mirave materiale dhe kaq të infektuar jeni me ambicjet e sëmura, sa ju shkatërroni ata njerëz që ju dalin përpara. Pavarësisht nga kjo, Unë do tj’u tregoj Mëshirë, nëse ktheheni tek Unë.
Asnjë mëkat, me përjashtim të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë, nuk është aq i keq sa nuk mund të falet. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju ta analizoni ndërgjegjen tuaj dhe të bashkoheni me Mua edhe njëherë.
Unë Jam I Duruar. Unë Jam Dashuri. Unë Jam Shpëtimi juaj. Unë Jam duke pritur. Ju lutem të vini tek Unë shpejt, sepse Unë ju dua me një pasion të thellë. Unë nuk do të pushoj deri kur Unë t’ju kem shpëtuar të gjithëve ju.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/08/the-ten-commandments-given-to-the-world-by-my-father-through-the-prophet-moses-are-being-re-written-by-man/