E Hënë, 22 Korrik 2013
Bija ime, mashtrimi, me të cilin bota do të përballet, do të jetë kaq i vështirë për t'u kuptuar, sa vetëm ata që dorëzohen tek Hyji dhe e vënë gjithë besimin tek Biri im, do të jenë në gjëndje të durojnë sprovat që shtrihen përpara.
Unë i dhashë botës profecitë në 1917, por sekreti i fundit i Fatimas nuk u zbulua, kaq i tmerrshëm ishte ai për ata brënda Kishës Katolike.
Sekreti i fundit i Fatimas akoma mbetet i panjohur për fëmijët e Hyjit, edhe pse pjesë të saj ju zbuluan juve në 26 Janar 2012. Fare pak brënda Kishës e dinin atë. Tani, pjesa tjetër e sekretit të fundit të Fatimas duhet të zbulohet, me qëllim që njerëzimi të paralajmërohet për pasojat, nëse e shpërfillin ndërhyrjen time për të shpëtuar shpirtra.
Kisha ka qenë infektuar, nga brënda, prej armiqve të Hyjit. Ata – dhe janë 20 prej tyre që kontrollojnë nga brënda - kanë krijuar mashtrimin më të madh. Ata kanë zgjedhur një njeri, jo nga Hyji, ndërsa Ati i Shenjtë, sipas Kurorës së Pjetrit, është hequr me kujdes.
Hollësirat, që unë zbulova, janë se do të ishin 2 njerëz që do të mbanin Kurorën e Pjetrit në kohët e fundit. Njëri do të vuaj për shkak të gënjeshtrave që janë krijuar për ta zhvlerësuar atë dhe që do ta bëjnë atë një të burgosur të vërtetë.
I zgjedhuri tjetër do të sjelli shkatërrimin, jo vetëm të Kishës Katolike, por të gjitha kishave që nderojnë Atin tim dhe që i pranojnë Mësimet e Birit tim, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të botës.
Duhet të jetë vetëm një kokë e Kishës në Tokë, e autorizuar nga Biri im, i cili duhet të mbetet papë deri në vdekjen e tij. Kushdo tjetër, që deklaron të ulet në Fronin e Pjetrit, është një mashtrues. Ky mashtrim ka vetëm një qëllim, për t'i dorëzuar shpirtrat tek Luciferi dhe ka fare pak kohë për shpirtra të tillë, që nuk do të jenë më të ditur, për të shpëtuar.
Fëmijë, ju duhet t'i kushtoni rëndësi një paralajmërimi, tani.
Mos devijoni nga Mësimet e Birit tim. Vëreni në pyetje çdo doktrinë të re, që ju tregohet dhe që pohohet se vjen nga Kisha e Birit tim në Tokë. E Vërteta është e thjeshtë. Ajo kurrë nuk ndryshon. Trashëgimia e Birit tim është shumë e qartë. Mos lejoni njeri që t'ju mjergulloj gjykimin.
Së shpejti, profecitë e Fatimas do të kuptohen. Gjithçka po ndodh tani para një bote mosbesuese, por për fat të keq, fare pak do ta kuptojnë deri kur të jetë tepër vonë.
Lutuni, lutuni, lutuni Rruzaren Time Të Shenjtë, sa më shpesh të jetë e mundur, çdo ditë të vetme, për të dobësuar efektin e të ligut, që ju rrethon.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/22/mother-of-salvation-the-last-secret-of-fatima-was-not-revealed-so-terrifying-was-it/