E Dielë, 7 Korrik 2013
Partnerja Ime e dashur, çfarë rëndësie ka nëse ata të bërtasin ty apo të shajnë në Emrin Tim? Çfarë rëndësie ka nëse të gjithë ata që e shpallin Fjalën Time Më Të Shenjtë dhe qëndrojnë të palëkundur të bashkuar me Mua, janë të lidhur me pranga dhe të rrahur? A nuk e dini ju se Fuqia Ime është e Plotfuqishme dhe se Unë nuk mund të thyhem, madje edhe kur ata i thyjnë Kockat e Mia.
Kur një mjek lufton për të shpëtuar jetën e një njeriu, me çdo kusht, ai do të bëj gjithçka të mundur për të dalë me sukses. Nëse ai ndërpritet nga të tjerët, që përpiqen ta ndalojnë atë – nëse ai është një mjek i përkushtuar – ai do t’i shpërfilli të gjitha protestat dhe përpjekjet për të ndërhyrë në metodat e tij, nëse ai e di në zemrën e tij se ai mund dhe do ta shpëtoj atë jetë. Dhe kështu ai vazhdon deri kur të gjithë arrijnë të shikojnë frytet e punës së tij. Ai këmbngul deri kur ajo jetë të shpëtoj dhe pastaj, kur gjithçka të jetë kryer, ai do të përshëndetet me dashuri nga të njëjtët njerëz që, për çfarëdo lloj arsye, u përpoqën të ndërhynin në përpjekjet e tij për ta ruajtur jetën. Dhe kështu të gjitha fërkimet do të jenë harruar.
E njëjta qëndron edhe për këtë Mision të Shenjtë, i premtuar nga Ati Im për të shpëtuar jetën e fëmijve të Tij në këto, ditë të fundit, para Ardhjes Sime të Dytë. Prisni ndërhyrje në këtë Mision, sepse nëse nuk do të tërhiqte një kundërshtim të tillë, atëherë ju do ta dinit me siguri se Mesazhet e Mia për ju, tani, nuk mund të vinin nga Jezusi juaj i dashur.
Kur e Vërteta të deklarohet, ajo nuk do të pranohet me lehtësi, edhe pse Ajo është Fjala e Hyjit. Por, kur gënjeshtrat të paraqiten, të zbukuruara si e Vërteta, ato pranohen më me dëshirë, dhe në rastet më të shumta, përshëndeten me krahë të ngrohtë dhe mikpritës. Bëni kujdes nga gënjeshtrat, që do t’ju tregohen nga armiqtë e Mi, të cilët e deklarojnë veten si përfaqësuesit e Mi. Ata do t’ju çojnë në udhë të gabuar në shumë mënyra, nga frika se mos i kapni në mashtrimin e tyre. Ata do ta kalojnë kohën duke u shoqëruar me ata që janë të njohur në botë si shërbëtorë të pastër, të mirë dhe të shenjtë – shumë prej të cilëve janë tani në Qiell me Mua.
Përmes shoqërimit ata do të shihen të jenë dishepuj besnikë të shenjtorëve të tillë. Pastaj ata do ta përsërisin të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe kjo do t’ju ngatërroj ju. Ju do të thoni: “Por si mund të jetë kjo e mundur?” “Ky njeri flet të vërtetën.”
Dinakëria e bishës është përtej njohurisë suaj, ndjekësit e Mi të dashur. Ai është i kujdesshëm që kurrë të mos e zbuloj veten dhe prandaj ai fshihet pas të Vërtetës. Kur ai është i pranishëm në shpirtrat e gjorë, të gënjyer, ai do të përdori të Vërtetën e Hyjit për tu fshehur nga pas, deri në momentin e duhur. Pastaj, do të dalin gjëra të turpshme kundër Fjalës së Hyjit, por për shumë vetë, kjo nuk do të jetë plotësisht e dukshme. I kushtoni vëmëndje fjalëve, që do të jenë të ndërtuara me kujdes dhe ju do ta kuptoni gënjeshtrën. Kjo është ajo lloj force, me të cilën fëmijët e Hyjit duhet të jenë të kënaqur.
Shpirti i djallëzuar është si një re e zezë dhe kur ai zbret plotësisht mbi njerëzimin, do të bëhet e vështirë të dallohet e mira nga e keqja. Por Unë ju premtoj se kjo re do të ngrihet dhe kur Drita e Hyjit të depërtoj përtej, ju do ta shikoni ligësinë në gjithë shëmtinë e vet, ashtu si ajo shihet me Sytë e Hyjit.
Konflikti do të vazhdoj mes njerëzve që i qëndrojnë besnikë Një Hyji të Vërtetë, pasi i ligu do të krijoj ngatërresa mes tyre. Ndërsa ky grup ndahet në dysh, janë të tjerët për të cilët ju duhet të luteni.
Ata janë këta shpirtra, që janë kaq të distancuar nga Hyji, sa ata nuk do ta pranojnë Atë, në çdo kohë. Ata janë shpirtrat e Mi të humbur, ndaj të cilëve Unë e dedikoj këtë Mision të Shenjtë. Kur Unë të shpëtoj ata që janë plotësisht të humbur, Ndërhyrja Ime do të shpëtoj gjithashtu edhe të tjerët, që janë thjeshtë të paqartë.
Ejani, mblidhuni, të gjithë ju, para Meje, sepse Koha Ime është shumë shpejt. Asnjë prej jush të mos vonoj në lutjet për shpirtrat e atyre që kanë nevojë për ndihmën tuaj më tepër.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/07/he-will-use-the-truth-of-god-to-hide-behind-until-the-right-moment/