Kerko Mesazhet ketu

Friday, 20 September 2013

Fjala Ime e Shenjtë nuk mund të ndryshohet apo të përshtatet që ajo të bëhet diçka tjetër

E Shtunë, 7 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Unë vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të arritur botën, përmes këtyre Mesazheve – akoma shumë nga ndjekësit e Mi të devotshëm, nuk arrijnë ta pranojnë Dorën Time. Këta shpirtrat e Mi të shtrenjtë janë të pambrojtur sepse shumë prej tyre nuk do të arrijnë të shikojnë mënyrën në të cilën besimi i tyre do të përdoret për të aprovuar liturgjinë e re, të papritur, e cila nuk do të më nderoj Mua, Jezu Krishtin, Birin e njeriut.

Shumë do të supozojnë, gabimisht, se liturgjia e re dhe mesha e re – edhe pse të ndryshuara shumë – nuk mund të bëjnë ndonjë dëm. Shumë vetë me qetësi do t'i vënë në pyetje disa prej përmbajtjes, si dhe formatin dhe do t'i shikojnë ato si të çuditshme. Por fare pak do t’i sfidojnë ata sepse do të besojnë se këto janë të bekuara nga Kisha dhe si të tilla, nuk mund të jenë të gabuara. Çfarë ata nuk kuptojnë është se Fjala Ime e Shenjtë nuk mund të ndryshohet apo të përshtatet që ajo të bëhet diçka tjetër. Kisha Ime është e pagabueshme, por nëse ndonjë nga të ashtu-quajturit shërbëtor apo drejtues në Kishën Time e shtrëmbëron Fjalën e Hyjit apo e rishkruan kuptimin e Eukaristisë së Shenjtë, atëherë ata blasfemojnë kundër Hyjit.

Unë u mohova nga njerëzimi dhe u kryqëzova kur ata, përfshi drejtuesit në Tempujt e Hyjit, e refuzuan të Vërtetën. Kur dikush – pavarësisht se sa i lartë qëndron mes jush – e mohon të Vërtetën, ata janë fajtorë për herezi dhe nuk vijnë nga Unë. Por, ata do t’ju bëjnë të besoni se e Vërteta është një gënjeshtër. Ata do t'i mohojnë të gjitha ato që i keni mësuar nga Unë për ta jetuar jet
ën e Krishtere të plotë. Ata do të pështyjnë tek Unë, por do t’ju çojnë drejt një udhe, që ata do të thonë se ju sjell tek Unë, por që nuk është e tillë.

Këto gjëra, të parathëna, do të ndodhin së shpejti. Pregatituni. Kur t’i shikoni shenjat, atëherë dijeni se këto profeci mund të vijnë vetëm nga Hyji.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/07/my-holy-word-may-not-be-changed-or-adapted-so-that-it-becomes-something-else/