Kerko Mesazhet ketu

Monday, 2 September 2013

Hyji Atë: Fëmijë ne jemi vetëm pak kohë larg nga Dita e Madhe

E Premte, 23 Gusht 2013

Bija Ime më e dashur, ndërsa bota përpiqet të kuptoj dëshpërimin që ata e dëshmojnë, dije se të gjitha këto trazira duhet të ndodhin, përpara se Unë t’i sjell të gjithë ata që më duan Mua në Vëndin Tim të Banimit.

Ju së shpejti do ta dini se Kush Jam Unë, fëmijë. Ata prej jush që janë të pasigurtë për Mua do ta shohin të Vërtetën më në fund dhe kjo do t’ju sjelli paqe të madhe. Ligësia në botë rritet tani dhe mashtrimi po zbret. Ju duhet të jeni të fortë, Unë ju bëj thirrje, ndërsa Unë tani pres ditën kur ripërtëritja të filloj dhe të gjithë fëmijët e Mi do të gjejnë ngushëllim në Ditën, kur Biri Im i dashur ta deklaroj Veten e Tij.

Ajo që ju po dëshmoni është një betejë mes Hierarkisë Sime Qiellore dhe Satanit dhe të gjithë demonëve të tij. Kjo është e frikshme dhe shumë tronditëse për shumë prej jush, por dijeni se Unë do të ndërhyj për t’jua lehtësuar dhimbjen. Dijeni se ju jeni të Mitë dhe Unë do të sjell paqen në botë, kur Unë ta kem pastruar atë nga infektimi.

Fëmijë, ne jemi vetëm pak kohë larg nga Dita e Madhe dhe kur akoma ka shumë për të ndodhur, ku Emri I Shenjtë I Birit Tim do të copëtohet, ajo do të jetë e shpejtë. Ju duhet të prisni tani të ardhmen, sepse ajo është një xhevahir i shkëlqyer i një madhështie të tillë sa në Ditën kur ju të hyni në Epokën e Re të Paqes, ju do ta keni harruar persekutimin e shkaktuar mbi botën nga i ligu. 

Ju duhet të bëni ashtu si ju udhëzon Biri Im. Ju duhet të qëndroni të qetë kur Vulat t’ju zbulohen, të cilat janë të gjitha për të mirën tuaj dhe për ata shpirtrat e të cilëve Unë ju kam kërkuar të lupni Mëshirën Time.

Nëse ju qëndroni të vërtetë ndaj Urdhërimeve të Mia dhe e bëni jetën të bashkuar me Birin Tim, ju jeni në gjysëm të udhës për atje. Nëse ju qëndroni të palëkundur ndaj Sakramenteve dhe refuzoni të merrni pjesë në ritualet pagane, që nderojnë bishën, atëherë ju do të gjeni shumë favor me Mua.

Shkoni dhe kujtojeni se Unë Jam I Gjithpushtetshmi dhe se e gjithë Fuqia është e Imja. Së shpejti, Unë do ta shkatërroj të ligun dhe do t’jua zbuloj Parajsën Time të Re. Të keni durim. Besoni tek Unë. Ndiqeni Birin Tim dhe pranojini Dhuratat, që Ai dhe Nëna e Tij e dashur, Virgjëra e Papërlyme Mari, ju sjellin juve, në formën e Kryqëzatës së Lutjeve dhe Medaljes së Shpëtimit. 

Përfundimisht pranojeni Vulën Time si një nga Dhuratat më të mëdha që Unë i kam dhënë njerëzimit që nga dita që Unë ju dhashë atyre Jetë. Unë jap Jetë përsëri me Hiret e Mia të Veçanta kur ju e mbani pranë vetes, Vulën e Hyjit të Gjallë. Të gjithë atyre me Vulën do t’ju jepet një vënd në Parajsën e Re.


Unë ju dua, fëmijë, por Unë Jam Ati juaj dhe Unë duhet t’i lejoj këto sprova, sepse ato do të më ndihmojnë Mua të çrrënjos ata që kurrë nuk do të devijonin nga ana e bishës. Koha që Unë harxhoj për tu përpjekur t’i fitoj zemrat e tyre krijon një betejë të tmerrshme dhe të urryeshme, me miliona ëngjëj të rënë dhe demona, madje edhe po të ishte vetëm për një shpirt.

Të jeni të ngushëlluar në dijen se Unë ju bekoj të gjithëve ju, që jeni të pastër dhe të përulët në zemër. Unë ju dua të gjithëve ju, prandaj kurrë nuk duhet të dorëzoheni kur gjithçka duket e pashpresë, sepse Fuqia Ime do të thotë se shkatërrimi i të ligut është nën Kontrollin Tim. Ju duhet ta vini gjithë besimin tuaj tek Unë, sidomos në këtë kohë, kur ju ndjeheni se Drejtësia Ime është e ashpër.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/23/god-the-father-children-we-are-but-just-a-short-time-away-from-the-great-day/