Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 1 September 2013

Nëna e Shpëtimit: Antikrishti, me shfaqjen e tij, do të deklaroj se ai është një i Krishterë i devotshëm

E Premte, 23 Gusht 2013

Bija ime, sa do të vuajnë të Krishterët kur sëmundja e mëkatit të gllabëroj botën ngado në shumë mënyra.

Po bëhet një përpjekje e organizuar për ta fshirë Krishtërimin nga faqja e dheut dhe kjo merr shumë forma. Ju do ta dalloni këtë kur të Krishterëve t’ju mohoet e drejta ta deklarojnë publikisht besnikërinë e tyre ndaj Zotit, dhe çdo besim tjetër, jo prej Zotit, do të lejohet ta bëj këtë. Këtyre besimeve të tjera do t’ju jepet mbështetje e madhe kur ata të bëjnë thirrje për drejtësi, në emër të të drejtave të tyre si qytetarë. Çfarë kjo do të bëj është përhapja e mëtejshme e mëkateve të cilat janë të neveritshme për Atin tim.

Njerëzit do të detyrohen ta pranojnë mëkatin në vëndet e tyre dhe kjo do të bëhet një ofensë për të Krishterët po t'i kundërshtojnë këto ligje. Të Krishterët do të shikohen sikur të jenë të ashpër, të krahut të djathtë dhe të paditur ndaj të drejtave njerëzore të të tjerëve. Çdo veçori, e dëshirueshme tek shpirtrat, e vendosur nga Ati im, do të përdoret si një mburojë në përpjekjet e tyre për të justifikuar ligësi të tilla në kombet tuaja.

Kur sëmundja e trupit e mbërthen një komunitet, ajo do të vrasi shumë. Por, pas një kohe të trishtimit të thellë dhe pas shumë vdekjeve, pjesa e mbetur e komunitetit do të bëhet e paprekshme ndaj sëmundjes. Mëkati do të shkaktoj sëmundjen e trupit në shumë kombe, ndërsa gjykimet e Vulave po deklarohen nga Shpëtimtari i njerëzimit dhe po hidhen nga ëngjëjt e Zotit. Shumë do të vriten si shpengim për ligësinë e njeriut. Ky pastrim do të vazhdoj deri kur do të kenë mbetur vetëm ata që janë të paprekshëm nga vdekja për arsye të dashurisë së tyre për Hyjin.

Të Krishterët do të vuajnë së tepërmi në shumë mënyra. Besimi i tyre do të hiqet prej tyre dhe në vënd të saj një ligësi do të dëshmohet. Dhimbja e tyre, e cila tashmë ka filluar, është e njëjtë me atë që përjetoi Biri im, në këtë kohë. Pastaj, atyre ju duhet të dëshmojnë një pamje tronditëse, kur antikrishti, me shfaqjen e tij, do të deklaroj se ai është një i Krishterë i devotshëm. Ai do të përdori shumë pjesë nga Bibla në fjalimet e tij për botën. Të Krishterët e munduar, që kanë vuajtur deri tani, papritur do të lehtësohen. Më në fund, do të mendojnë ata, këtu është një njëri i dërguar nga Qielli si përgjigje e lutjeve të tyre. Prej gojës së tij do të derdhen shumë fjalë të ëmbla dhe ngushëlluese dhe ai do të shfaqet si i dërguar nga Zoti, kur ai do të duket të rregulloj të gjitha keqbërjet kundrejt të Krishterëve. Ai me kujdes do ta zbukuroj se si do të shihet nga të Krishterët dhe në veçanti nga Katolikët e Romës, sepse këta do të jenë shënjestra e tij kryesore.

Të gjithë do ta admirojnë antikrishtin dhe veprimet e tij të ashtu-quajtura t
ë krishtere, gjestet e tij dhe dashuria e tij në dukje për Shkrimin e Shenjtë do ta bëj atë në çast të pranueshëm nga shumë vetë. Ai do t’i bashkoj të gjitha kombet së bashku dhe do të filloj të mbaj ceremoni për fetë e tjera dhe, në veçanti, organizatat pagane, me qëllim që ato të punojnë se bashku për të sjellë paqen e botës. Ai do të arrij sukses në bashkimin e vëndeve, të cilat deri tani kanë qenë armike. Qetësia do të dëgjohet në vëndet e shkatërruara nga lufta dhe imazhi i tij do të shfaqet kudo. 

Arritja e tij e madhe, përfundimtare do të jetë kur ai t’i sjelli ato kombe që ai bashkoi, në territorin e Kishës Katolike dhe të gjitha besimeve të tjera të Krishtere. Ky bashkim do të formoj një fe të re mbarë botërore. Që nga ajo ditë e tutje, Ferri do të lëshohet mbi Tokë dhe influenca e demonëve do të jetë në nivelin e vet më të lartë që nga koha para përbytjes së madhe. 

Njerëzit do të duken ta adhurojnë Zotin në kishën e re të urdhërit mbarë botëror dhe do të shfaqen të jenë të devotshëm në çdo mënyrë. Por jashtë kishave ata do të joshen hapur pas mëkatit, sepse asnjë mëkat nuk do t’i turpëroj ata. Nën drejtimin hipnotizues të trinisë së rreme – trini e krijuar nga Satani – ata do të dëshirojnë çdo lloj mëkati si mjet për të ruajtur oreksin e tyre të ri të sapo gjetur.

Kjo ligësi do të përfshij mëkatet e trupit, ku lakuriqsia do të jetë e pranueshme, ndërsa njeriu do të përfshihet në mëkatet e turpshme të trupit në vëndet publike. Vrasjet do të jenë të zakonshme dhe të kryera nga shumë, përfshi edhe fëmijët.

Adhurimi i Satanit dhe meshat e zeza do të ndodhin në shumë Kisha Katolike. Aborti do të shikohet si një zgjidhje për çdo lloj problemi dhe do të lejohet deri në ditën e lindjes.

Shpejt do të bëhet një ofensë kriminale po të tregohet çdo lloj besnikërie ndaj Jezu Krishtit. Nëse shiheni me një Kryq të vërtetë do ta shikoni se keni kryer një ofensë, sepse e keni thyer ligjin.
Ligji në vëndet tuaja do të bëhet një ligj i dyfishtë – ku politika dhe feja do të jenë të ndërthurura nën urdhërin e ri mbarë botëror.

Ky persekutim do të thotë se shumë, pa e kuptuar, do të adhurojnë bishën dhe do të infektohen. Kaq të infektuar do të bëhen ata sa do të tradhëtojnë vëllanë, motrën, nënën dhe babën, tek autoritetet, nëse ata mbeten besnikë ndaj Krishtërimit. Shpresa juaj e vetme, fëmijë, është lutja për t’ju ruajtur përmes kësaj periudhe.

Unë ju bëj thirrje t’i ruani të gjitha objektet e shenjta, rruazat e rozares, qirinjtë e bekuar, ujin e bekuar, një kopjo të Biblës dhe Librin e meshës së shenjtë ditore së bashku me librin e Kryqëzatës së Lutjeve. 

Ju duhet ta mbani Vulën e Hyjit të Gjallë në shtëpinë tuaj dhe në trupin tuaj nëse është e mundur. 

Medalja ime e Shpëtimit do t’i konvertoj ata që e mbajnë atë dhe atyre do t’ju tregohet Mëshirë nga Biri im. Unë tani ju kërkoj, fëmijë, të prodhoni tani Medaljen e Shpëtimit dhe të bëni një Qafore të Vulës së Hyjit të Gjallë.

Ky Mesazh është një paralajmërim nga Qielli për gjërat që do të vijnë. Ju duhet të më dëgjoni mua, Nënën e Shpëtimit, sepse unë duhet t’ju drejtoj drejt të Vërtetës, që të mbeteni me të vërtetë besnikë ndaj Birit tim gjatë gjithë kohës.

Shkoni në paqe, fëmijë, dhe qëndroni të qetë sepse kjo sprovë do të jetë e shkurtër, për arsye të Mëshirës së Hyjit. Kini besim tek unë, Nëna juaj, pasi unë do të jem gjithmonë me ju gjatë këtyre sprovave. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/23/mother-of-salvation-the-antichrist-upon-his-announcement-will-declare-that-he-is-a-devout-christian/