Fëmijët e mi, më lejoni t’ju përqafoj ndërsa ju vazhdoni të duroni fyerjet që dëshmoni kundër Birit Tim. Kur ju i dëgjoni këto Mesazhe të Shenjta dhe mësoni se si t’i kuptoni ato, atëherë shumë prej jush do të ecin përpara, me kurajo të madhe, për të paralajmëruar botën për kohët që do vijnë, me qëllim që Zoti të mund t’i pregatisi fëmijët e Tij për Parajsën e Re.
Ajo që duhet të kuptoni është se ju do të urreheni për Punën tuaj për Birin tim. Ju nuk do të pranoheni nga shumë dhe si rezultat i kësaj do t’ju duhet të duroni dhimbje dhe poshtërim. Për çdo hap që bëni, ju do të hasni një pengesë sepse ju ecni në Gjurmët e Birit tim.
Asnjë prej jush nuk do ta ketë të lehtë, deri kur e pranoni, duke u dorëzuar me qetësi, se kjo është ajo që pritet. Madje edhe ata që e ndjekin Birin tim, por që nuk do t’i pranojnë këto Mesazhe, do t’ju kundërvihen dhe do t’ju persekutojnë në Emrin e Tij. Ata nuk e shikojnë se duke reaguar me një urrejtje të tillë, ata e fyejnë Birin tim.
Ju duhet ta pranoni se kur Biri im ta shfaqi Veten e Tij, Fjalët e Tij do të sulmohen dhe do të shkaktojnë përçarje të madhe. Kur ju ta kuptoni se përse ju pësoni sulme të tilla dhe përse po ndëshkoheni se i flisni botës në emrin e Tij, ju do ta keni këtë Punë më të lehtë.
Ky persekutim do të vazhdoj, për fat të keq, deri në Ditën e Ardhjes së Tij të Dytë. Ju lutem, për Hatrin e Tij, pranojini këto sprova prej dashurisë për Atë dhe ju do t’i jepni Zotit lavdi të madhe për shkak të kësaj vuajtje. As edhe një pjesë e kësaj vuajtje nuk do të shkoj dëm, sepse kur pranohet me dashuri për Jezusin, ajo e mposht të ligun, pasi e dobëson planin e tij për të shkatërruar njerëzimin.
Falini ata shpirtra të gjorë që e luftojnë këtë Mision. Shpërfilleni mizorinë që ju duhet të duroni në Emrin e Birit tim. Pranojeni se kur ata ju urrejnë, për shkak të dashurisë suaj për Birin tim, ju jeni shumë të favorizuar nga Zoti.
Falini ata shërbëtorë të shenjtë, që ju ndalojnë të flisni për Librin e të Vërtetës. Ata nuk e kuptojnë rëndësinë e Planit të Zotit për të pregatitur njerëzimin për Fillimin e Ri, sepse vetë ata, nuk janë të pregatitur. Shumë prej tyre bëjnë çfarë bëjnë vetëm prej dashurisë së tyre për Birin tim. Ata nuk duan të lëndojnë. Ata thjeshtë nuk shikojnë, sepse nuk mund të shikojnë.
Lutuni, lutuni, lutuni që mua, Nënës suaj, të më jepet Fuqia për t’ju ndihmuar të duroni këtë udhëtim, pa u dorëzuar, deri kur dita e fundit të jetë afër.
Në atë Ditë, kur agimi të thyhet, një tingull i fortë trumpete do të dëgjohet në mbarë botën. Ajo do të tingëlloj ashtu si ju e prisni të tingëlloj dhe do të shoqërohet nga të kënduarit e korit të ëngjëjve. Kjo do të dëgjohet në çdo shtet të vetëm, qytet, fshat – ngado. Pastaj, ti, bija ime, si ëngjëlli i shtatë, do të deklarosh se Biri im ka ardhur.
Qiejtë do të bëhen të artë dhe menjëherë pas kësaj, një Mbrekulli do të shihet nga çdo burrë, grua dhe fëmijë – nga çdo mëkatar. Biri im do ta shfaqi Veten e Tij mbi retë ashtu sikurse Ai iku.
Pastaj do të zbresi nga Qielli, Jeruzalemi i Ri – Fillimi i Ri, për të gjithë ata që e pranuan Mëshirën e Zotit.