Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 14 September 2013

Ju që më tallni Mua tani, ngaqë i refuzoni Mesazhet e Mia, me të vërtetë besoni se Unë do ta përçaja Kishën Time

E Dielë, 1 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, më në fund, ti më ofron Mua falenderime për këtë Mision shumë të vështirë. Unë e di se sa shumë dhimbje të shkakton ty të shpallësh Fjalën e Hyjit, sepse ajo nxit shumë zemërim mes atyre që besojnë se janë elita.

Bija Ime, dije se ndërsa Unë të dhuroj ty favore, ti gjithmonë do të ecësh e vetme dhe do të përfundosh në shkretëtirë, ashtu si profetët para teje. Unë do të dërgoj ty dikë të të ndihmoj, por ti gjithmonë do të jesh e izoluar. Por Unë gjithmonë do të bëj shoqëri, kur ujqërit të të gjurmojnë.

Atyre që e quajnë veten dishepujt e Mi të vërtetë, priftërinj dhe shërbëtorë të shenjtë, mes jush, t’ju thuash këtë. Unë gjithmonë do t’i dëgjoj zërat e të vegjëlve, të dobtëve, të përulurve dhe të atyre me zemër të pastër. Madje edhe nëse janë të frikësuar nga Mesazhet e Mia, Unë gjithmonë do t’i favorizoj ata që me të vërtetë më duan Mua. Kush janë këta për të cilët Unë flas tani? Unë i referohem atyre që kurrë nuk e kanë harruar çfarë Unë ju kam treguar. 

Mbajeni Kryqin Tim, më ndiqni Mua, por të jeni të pregatitur, sepse kur ju e deklaroni Fjalën e Hyjit pa ligësi, ju do të pësoni Dhimbjen Time. Pavarësisht se sa e civilizuar ju besoni të jetë kjo botë në këtë kohë, ju do të urreheni kur ngriheni, me guxim, kundër atyre që më urrejnë Mua. Kur ata më urrejnë Mua, ata do t’ju kryqëzojnë ju.

Unë e dëgjoj të përulurin. Unë i bekoj ata që i zbatojnë udhëzimet e Mia të qarta ndaj jush, që ta doni njëri tjetrin, pavarësisht se sa ju mundojnë. Ata prej jush që më refuzojnë Mua, përmes këtyre Mesazheve, kurrë nuk duhet të përhapin urrejtje kundër dikujt tjetër në Emrin Tim, për shkak të dyshimeve të tyre. Unë, Jezu Krishti, po ju them tani se djalli ka ardhur për të deklaruar këtë sulm final mbi të gjithë fëmijët e Hyjit. Ata prej jush që refuzojnë të më dëgjojnë Mua, do të joshen prej mënyrave tërheqëse të shërbëtorëve e tij të devotshëm. 

A nuk e dini se Kisha Ime do të sulmohet nga Satani dhe se kjo është parathënë? Armiqtë e Mi do të ecin mes jush dhe, prapë, ju nuk e pranoni se Unë do ta lejoja këtë. Dijeni se Beteja e Armagedonit përbëhet nga dy krahë. Ata që besojnë në Hyjin dhe që ndjekin Fjalën e Hyjit dhe i ligu, ushtria e tij dhe të gjithë ata që ai mashtron. Satani do të mashtroj shumë në Kishën Time dhe vetëm ata që mbeten vigjëlentë dhe që vënë re gabime të doktrinës, do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë joshjes. Joshja është mjeti më i fuqishëm i përdorur nga mashtruesi. Ai mashtron duke u shfaqur të shpalli të Vërtetën.

Unë i bëj thirrje shpirtrave të varfër, ata që më duan Mua dhe që mbeten besnikë ndaj Kishës Sime në Tokë, të dëgjojnë. Ju duhet të qëndroni besnikë ndaj Kishës Sime dhe të pranoni disiplinë, kur superiorët tuaj mbeten besnikë ndaj asaj që Unë i dhashë botës, përmes vdekjes Sime në Kryq. Koha për zgjedhjen tuaj është afër. Ligësia nuk ka ndodhur akoma, por kur të shikoni gabime, të cilat shkojnë në kundërshtim me Mësimet e Mia dhe Dhuratën Time të Sakramenteve, largohuni. Ajo ditë është afër. Pastaj ju duhet të mblidheni dhe të vazhdoni të ndiqni Rregullat e Kishës Sime, ashtu si ato u krijuan më përpara jush nga Pjetri. 

Ju që më tallni Mua tani, ngaqë ju i refuzoni Mesazhet e Mia, me të vërtetë besoni se Unë do ta përçaja Kishën Time dhe t’ju kërkoja t’i mohonit Mësimet e Mia? Prisni deri në ditën, kur t’ju kërkohet të betoheni për besnikëri ndaj gënjeshtrave, në Emrin e Kishës Sime të Shenjtë në Tokë, para se ta shpërfillni profeten Time. Vetëm Dashuria Ime për ju është kaq e fortë sa Unë nuk ju flak tutje dhe t’ju lejoj të gllabëroheni nga demonët.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/01/do-those-of-you-who-mock-me-now-because-you-reject-my-messages-really-believe-that-i-would-divide-my-church/