E Martë, 10 Shtator 2013
Bija Ime fort e dashur, a nuk e dini se, ndërsa më shumë prej jush i ndjekin Mesazhet e Mia, ju do të sulmoheni prej atyre që dëshirojnë ta heshtin Zërin Tim?
Ndërsa ky Mision vazhdon, prej Urdhërit të Atit Tim të dashur, çdo përpjekje do të bëhet prej atyre, sidomos në Kishën Time në Tokë që i kundërshtojnë këto Mesazhe të Shenjta, për t’ju detyruar të ndaloni ndjekjen e tyre. Këto kundërshtime do të shtohen dhe çdo lloj llogjike e shtrembëruar, mohimi arrogant i të Vërtetës dhe teologjia e fallsifikuar do të përdoren për të mbytur Zërin e Hyjit.
Sa më shumë që t’ju urrejnë, dishepujt e Mi, aq më shumë ju do të duheni nga Hyji, sepse vetëm ata që më ndjekin Mua dhe që e jetojnë jetën sipas Mësimeve të Mia do të vuajnë në këtë mënyrë. Nëse jeni lartësuar, favorizuar dhe të zgjedhur nga bota si një shenjtor i gjallë, ku asnjë gabim nuk është gjetur apo gabimi i mënyrave tuaja është identifikuar publikisht, atëherë ju nuk jeni të zgjedhur nga Hyji, sepse ju kundërshtoni çfarë pritet prej shërbëtorëve të Hyjit. Duke mos e shprehur të Vërtetën dhe duke e shtrembëruar të Vërtetën Time, me qëllim që ta lartësoni veten në sytë e botës, ju do të flakeni tutje ndërsa Unë kërkoj shërbëtorët e Mi të vërtetë.
Shërbëtorët e Mi të vërtetë më duan Mua dhe janë të prekur nga Shpirti Im i Shenjtë. Dëshpërimi i tyre, që shprehet në sytë e tyre, sepse ata vuajnë me Mua, mund të duket qartë prej atyre që ju është dhënë vetë Dhurata e Shpirtit të Shenjtë. Kurrë këta shpirtra të pastër nuk do t'i dënonin të tjerët apo të përpiqeshin të bllokonin Fjalën e Hyjit, sepse ata janë të paaftë ta bëjnë këtë.
Ju duhet të luteni fort në këtë kohë – të gjithë ju – sepse këta shërbëtorët e Mi të shenjtë do të sulmohen për shkakun Tim. Unë qëndroj me ata, por shumë do të rrëzohen dhe thërmohen nën presionin për të qëndruar të heshtur kur ata të detyrohen që t’i paraqesin grigjës së tyre doktrinën e gënjeshtrave që do të vijoj.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/10/the-more-you-are-hated-my-disciples-the-more-you-are-loved-by-god/