Bija ime e dashur, unë duhet, sipas udhëzimeve të Birit tim, Jezu Krishtit, të bëj të ditur se luftrat, që do të shpalosen tani, në Lindjen e Mesme, do të lajmërojnë betejën e madhe, kur një luftë botërore e re dhe e hidhur do të deklarohet.
Sa e thyen kjo Zemrën e Shenjtë të Birit tim të përvujtur. Urrejtja, e cila i mbush zemrat e atyre udhëheqësve, që ju është besuar përgjegjësia për të drejtuar vëndet e tyre, nga njerëzit e zakonshëm, do të përhapet.
Ata do të tradhëtojnë vetë kombet e tyre.
Miliona do të vriten dhe shumë kombe do të përfshihen. Ju duhet ta dini se shpirtrat e atyre që do të vriten dhe që janë të pafajshëm ndaj ndonjë krimi do të shpëtohen nga Biri im.
Shpejtësia e këtyre luftrave do të rritet dhe menjëherë sa katër pjesët e botës të përfshihen Lufta e Madhe do të deklarohet. Për fat të keq, armët bërthamore do të përdoren dhe shumë do të vuajnë. Kjo do të jetë një luftë e frikshme, por nuk do të zgjasi gjatë.
Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë shpirtrat e pafajshëm dhe vazhdoni ta recitoni Ruzaren time Më Të Shenjtë, tre herë në ditë, për të lehtësuar vuajtjet, që do të shkaktohen nga Lufta e III Botërore.
Faleminderit, bija ime, që ju përgjigje thirrjes sime.
Dije se ka një trishtim të madh në Qiell në këtë kohë dhe është me një zemër të rënduar që unë ju sjell këtë lajm të vështirë.
Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/06/mother-of-salvation-a-new-bitter-world-war-will-be-declared/