Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 2 September 2014

Bota është në kulmin e ndryshimit të madh

E Hënë, 18 Gusht 2014, në 18:47

Bija Ime fort e dashur kur fëmijët e Hyjit të d
ëshmojnë trazira në botë dhe vrasje të tmerrshme të kryera në emër të drejtësisë, atëherë dijeni këtë. Ligësia sjell ligësi. Ashtu si ja u bën të tjerëve dhe e njëjta do të bëhet edhe mbi ty. 

Drejtësia Ime është e përhershme dhe ndërsa Mëshira Ime është e bollëkshme, Ndëshkimi Im, kur bie mbi njerëzit mosmirnjohës dhe të liq, është për t’u patur frikë.

Unë nuk shkaktoj lëndim mbi ndonjë njeri, sepse kjo nuk vjen nga Unë. Por kur djallëzia ka rënë mbi fëmijët e Hyjit, dhe kur ligësia përhapet, Unë do të hedh Drejtësinë Time dhe le të mos ketë dyshim asnjë njeri se këto kohë janë afër. Ligësia del nga mëkati. Shpirtrat që i dorëzohen mëkatit duhet që gjithmonë të shpengohen shpejt në Sytë e Mi. Përndryshe, mëkati infekton dhe nëse ju e dyshoni mbërthimin që Satani e ka mbi shpirtrat, që janë të mbushur me urrejtje dhe dhunë, atëherë duhet ta dini se është jashtëzakonisht e vështirë t’i çlironi shpirtra të tillë nga kontrolli i tij.

Kur Satani e infekton një shpirt, ai vazhdimisht e torturon atë person deri kur mëndja, sjellja dhe veprimet e tij janë të bashkuara me të ligun. Shpirti i infektuar, gradualisht, bëhet i pushtuar dhe vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta çliroj atë shpirt përmes ekzorcismit. 

Një shpirt mund të bëhet i pushtuar shumë shpejt por duhen vite për ta çliruar atë nga mbërthimi i gjarpërit. Prandaj, kur të ndjehet Ndëshkimi Im ai do të jetë për të zhdukur të ligun dhe për të ndëshkuar keqbërësit, që vjedhin jetët e të tjerëve. Unë do t’i ndëshkoj ata që marrin jetën e trupit dhe jetën e shpirtit. Asnjë keqbërës nuk do të jetë i padukshëm pasi Sytë e Mia shohin gjithçka.

Sa shumë ju dini për Dashurinë Time. Ju nuk keni asnjë dyshim se sa e madhe është Mëshira Ime. Por njeriu mortor është i pavetëdijshëm për Zemërimin e Hyjit sepse kjo nuk është diçka që ju është treguar. Zemërimi i Hyjit është i vërtetë. A besoni se Ai do ta lejonte Satanin të shkatërronte fëmijët e Tij dhe pastaj të ulej dhe të shikonte? A besuat se Ai nuk do t’i ndëshkonte shpirtrat që dorëzohen ndaj çdo teke dhe dëshire të Satanit? 

Ndërsa shpirtrat e mirë mund të humbasin, ata do të kenë jetë. Ndërsa shpirtrat e liq mund të jetojnë, ata nuk do të kenë jetë.

Bota është në kulmin e ndryshimit të madh, dhe gjithçka që Hyji e profetizoi do të ndodhi. Gjithçka që Ai tha se do t
ë ndodhte, do të ndodhi. Dhe ndërsa Unë ju dhashë profetët për t’ju paralajmëruar, ju prapë nuk dëgjuat. 

Ju i shpërfillët shumë shfaqje private të dhëna botës me qëllim që njerëzimi të pregatitej. Prapë ju nuk dëgjuat.

Ju duhet të luteni që shkalla e shkatërrimit në botë të zbutet, sepse nëse do të shikonit se çfarë shtrihet në të ardhmen ju do të binit tek Këmbët e Mia duke lypur Mëshirë. Ata që dështuan ta mbajnë të gjallë Fjalën e Hyjit në Kishat e Mia në tokë do të jenë përgjegjës për humbjen e shumë miliona shpirtrave, që përndryshe do të kishin shpëtuar.

Turp për ju që më quani Mua të jem i juaji kur ju shpallni pjesë të së Vërtetës nga njëra anë, dhe më mallkoni Mua nga ana tjetër. 

Dhimbjes dhe hidhërimit të duruar nga Unë për shkak të mëkatit, dhe ndarjes së njeriut nga Krijuesi i tij, po i vjen fundi sepse Koha Ime është tani. Në betejën finale për shpirtrat dijeni se ndërsa ligësia shtohet, ndëshkimi i Hyjit do të jetë 10 herë nga ai që shkaktohet nga njeriu i keq mbi vëllezrit dhe motrat e tij.

Mos kini frikë nga Dashuria Ime por nga Drejtësia Ime.


Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/18/the-world-is-on-the-cusp-of-great-change/