Bija Ime fort e dashur, kur një person thotë se më do Mua, ai do ta bëj gjithçka sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Ai do të vendosi gjithçka në Duart e Mia të Shenjta dhe do të harroj nevojat dhe dëshirat e tij.
Pastaj ai do të më thotë Mua:
“Jezus gjithçka që unë them dhe bëj është sipas Vullnetit Tënd të Shenjtë – bëj me mua sipas Vullnetit të Zotit.”
Njeriu që jeton në Mua dhe Unë në atë, do t’i dorëzoj të gjitha sipas asaj që i jep Lavdi Zotit. Ai nuk do të ketë asnjë motiv egoist; asnjë dëshirë të fshehtë për të kënaqur vetveten dhe ai do të bëj gjithçka të mundet, në këtë jetë, që të jetë në bashkim të plotë me Mua. Ai do të ma dorëzoj Mua çdo mendim; çdo lëvizje; çdo hap dhe çdo veprim me qëllim që Unë të mund të veproj brënda shpirtit të tij. Ai do të besoj tek Unë, plotësisht, dhe ai do ta dij se gjithçka që Unë bëj, gjithçka që Unë e lejoj dhe gjithçka që Unë e kryej, për të pastruar tokën, do të ketë vetëm një qëllim dhe ai është për t’i dhënë Lavdi Zotit.
Vetë njeriu nuk mund të më japi Mua një dhuratë të tillë po të mos e lejonte Shpirtin Tim të Shenjtë të banonte brënda tij. Vetëm atëherë, mundet ai të ngrihet në përsosmëri, e cila do ta transformoj atë, dhe kështu zemra dhe shpirti i tij do të ndërthuren me Mua. Atëherë Unë, përmes Hyjnisë Sime, mund të krijoj mbrekulli të mëdha në atë shpirt i cili, pasi ka besuar tek Unë plotësisht, prapë do ta ruaj të drejtën e tij të dhënë nga Zoti – atë të vullnetit të tij të lirë.
Duke më lejuar Mua, Jezu Krishtin, të banoj brënda jush, do të kërkoj sakrificë të madhe nga ana juaj. Ju duhet të hidhni çdo mendim kryeneç, çdo dobësi dhe çdo grimcë të vetë-keqardhjes. Kur ju vini tek Unë, dhe më kërkoni Mua t’ju udhëheq, atëherë çdo vuajtje, e cila ju përkiste më parë, do të hiqet. Asgjë nuk do t’ju shqetësoj. Ju do të jeni të paaftë të ndjeni urrejtje për të tjerët, përfshi ata që ju shkaktojnë lëndim dhe hidhërim të madh. Ju do të falni lehtë, nuk do të mbani aspak inat në zemrën tuaj, për çfarëdo lloj situate të vështirë në të cilën ju mund të jeni, dhe ju do t’i shikoni gjërat ashtu si i shoh Unë.
Për t’u pregatitur për jetën në Mua, ju duhet ta kujtoni veten se gjithçka që është e mirë vjen nga Zoti. Njeriu, me intelektin dhe vendosmërinë e tij, kurrë nuk mund të arrij paqen deri në ditën kur ai e ofron veten tek Zoti, në mëndje, trup dhe shpirt. Duke ma ofruar Mua, Jezu Krishtit, dhuratën e besimit të tij të plotë, Unë do të banoj në atë shpirt dhe ai do të bëhet pjesë e gjithë Lavdisë Sime. Unë do t’i lartësoj shpirtra të tillë. Çfarë gëzimi do t’i përshkoj zemrat e tyre! Frika e të panjohurës, nuk do t’i shqetësoj më ata. Në këtë mënyrë Unë do ta pregatis botën për Lavdinë Time të Madhe – Mbretërinë Time të Re të Lavdishme, ku e gjithë jeta do të jetohet sipas Vullnetit të Zotit, në tokë ashtu si është në Qiell.
Kur Vullneti Im të gdhëndet brënda shpirtrave të atyre që e jetojnë jetën sipas çdo dëshire Timen, ata kurrë nuk do të përjetojnë urrejtje në zemrat e tyre, të asnjë lloji më. Sepse kjo do të ishte e pamundur.
Unë Jam i paaftë ndaj urrejtjes dhe nëse Unë Jam i lejuar të jetoj në shpirtin tuaj, atëherë asgjë nuk mund të mbetet brënda jush, që nuk vjen nga Unë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/25/when-a-person-says-he-loves-me-he-will-do-all-according-to-my-holy-will/
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/25/when-a-person-says-he-loves-me-he-will-do-all-according-to-my-holy-will/