Bija Ime fort e dashur, ndërsa Unë arrij tek fëmijët e Hyjit duke përfshirë të gjitha fetë, jobesimtarët dhe të Krishterët, si rezultat i Thirrjes Sime, shumë do të kthehen tek Krishtërimi. Kjo do të arrihet përmes Hirit të Hyjit, me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.
Ndërkohë, të Krishterët mirëdashës dhe ndjekësit e Mi të përkushtuar do t’i kenë sprovat, që do t’ju duhet të hasin, shumë të vështira. Unë i pyes ata tani. Kush mes jush është aq i fortë sa do të qëndroj Krah Meje dhe do t’i përmbahet të Vërtetës, pa Ndërhyrjen Time në këtë kohë? Shumë prej jush, me një zemër të mirë, do të qëndroni të vërtetë ndaj Meje, por vetëm brënda grupeve tuaja. Kur ju të gjithë bini dakord me njëri tjetrin, ju do ta keni më të lehtë të më shërbeni Mua. Por kur ju hasni kundërshtime – dhe ju do të keni, deri diku, prej armiqëve të Mi të cilët do të provojnë t’ju tundojnë në një doktrinë të rreme – ju nuk do ta keni të lehtë.
Kur ju kritikoheni se ndiqni Fjalën e vërtetë të Hyjit, shumë prej jush do të jenë tepër të dobët për ta mbrojtur Atë. Kur ju hasni kundërshtime nga miqtë tuaj të Krishterë, dhe kur jeni shtyrë të pranoni shkrimin e sapo ndryshuar, por gënjeshtër, ju do të dëshpëroheni. Prandaj atëherë, besimi juaj do të vihet me të vërtetë në provë. Ju do të keni dy zgjedhje.
Besoni në të Vërtetën, ashtu si ajo u vendos nga Hyji, dhe për të cilën shumë gjak u derdh për ta pajtuar njeriun me Krijuesin e Tij.
Ose, të pranoni një version të shpëlarë të Fjalës Sime, e përzjerë me të pavërteta.
Zgjedhja e parë do t’ju sjelli shumë dhimbje, dëshpërim dhe vuajtje, sepse do të përçmoheni nga të tjerët që qëndroni besnik ndaj Meje. Por, duke zgjedhur mundësinë e dytë – kur ju mund të mbuloheni me shumë lavdërime, do të pranoheni nga miqtë tuaj dhe armiqtë e Mi – ju do të zhyteni në errësirë dhe shpirti juaj do të jetë në rrezik.
Zgjedhja e parë do t’ju sjelli shumë dhimbje, dëshpërim dhe vuajtje, sepse do të përçmoheni nga të tjerët që qëndroni besnik ndaj Meje. Por, duke zgjedhur mundësinë e dytë – kur ju mund të mbuloheni me shumë lavdërime, do të pranoheni nga miqtë tuaj dhe armiqtë e Mi – ju do të zhyteni në errësirë dhe shpirti juaj do të jetë në rrezik.
Është e lehtë të thoni se jeni një i Krishterë, kur nuk konfrontoheni se jeni i tillë. Por nëse ju qortoheni, talleni, viheni në lojë apo fyheni në Emrin Tim, disa prej jush nuk do të jenë mjaft të fortë t’i bëjnë ballë këtyre sprovave. Shumë prej jush do të më braktisin Mua dhe do të largohen për shkak të frikës së opinionit publik.
Shumë prej jush do të më tradhëtojnë Mua. Shumë prej jush do të kthejnë shpinën sepse do t’ju vij shumë turp ta mbani Kryqin Tim.
Kurrë mos besoni se të jeni një ndjekës i Imi është e lehtë, sepse nuk është. Por do të vij një kohë kur besimi juaj do të vihet në provën finale dhe është atëherë që Unë do ta di se kush është prej Meje dhe kush nuk është.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/23/it-is-easy-to-say-you-are-a-christian-once-you-are-not-challenged-for-being-one/