Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 13 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Hyji kurrë nuk do t’i braktisi të Vetët

E Martë, 2 Shtator 2014, në 15:40

Bija ime e dashur, ti duhet t’i tregosh fëmijve të mi se Hyji kurrë nuk do t’i braktisi ndonjëherë të Vetët, sepse kjo nuk mund të ndodhi. Ai i do të gjithë fëmijët e Tij, pavarësisht se sa shumë dhimbje ata shkaktojnë mbi Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin.

Mbrojtja ime do të mbuloj çdo shpirt që e shpall Fjalën e Hyjit dhe me Fuqinë e Hyjit unë do t’ja shtyp kokën gjarpërit në gjithë maskën e tij. Unë do të jem mbrojtësja që do t’i zbuloj gënjeshtrat, që dalin nga goja e bishës, dhe bota do t’i dëshmoj gënjeshtrat e kota, që ai do të përhapi mes atyre që e lejojnë veten të bëhen veglat e tij të gatshme, në nënshtrim të plotë ndaj mënyrave të tij djallëzore. Mbreti i gënjeshtrave do të vazhdoj t’i largoj shpirtrat nga e Vërteta dhe ai, mashtruesi, kurrë nuk do të tërhiqet deri në orën e fundit.

Kur gënjeshtrat të përdoren për t’i shmangur njerëzit nga Fjala e Vërtetë e Hyjit, unë do të ndërhyj për të zbuluar të Vërtetën. Njerëzimi do të ketë dy zgjedhje – të qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës ose të pranojnë gënjeshtrat si zëvendësuese të saj. Rrëmuja do t’i rëndoj zemrat e të pambrojturve, të dobtëve dhe atyre që nuk e kanë Shpirtin e Hyjit brënda shpirtrave të tyre. Si pasojë beteja për shpirtrat do të luftohet, ku njerëzit do të besojnë ose në gënjeshtra, ose tek e Vërteta.

Unë sjell lajme të mëdha për Mëshirën e Birit tim dhe unë jam instrumenti i Tij në shpëtimin e shpirtrave. Asnjë shpirt nuk do të përjashtohet nga ky Mision i Shpëtimit. Ju duhet të luteni që njeriu t’i kuptoj gënjeshtrat, që janë përhapur nga armiqtë e Birit tim për t’i devijuar ata nga e Vërteta, Drita dhe Dashuria e Birit tim. Besoni tek Biri im dhe do t’ju tregohet Mëshira e Tij e Madhe. Besoni në Premtimin e Birit tim për të ardhur përsëri dhe ju do të keni Jetën e Përjetshme. Mos i lejoni gënjeshtrat t’ju mashtrojnë, sepse nëse e bëni do ta keni shumë të vështirë të qëndroni Besnikë ndaj Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/02/mother-of-salvation-god-will-never-forsake-his-own/