Kerko Mesazhet ketu

Thursday 11 September 2014

Mos i kushtoni vëmëndje ulërimave të opozitës sepse opinioni njerëzor nuk do të thotë asnjë në Mbretërinë Time

E Shtunë, 30 Gusht 2014, në 18:15

Bija Ime fort e dashur, këmbëngulja në vuajtje e sjell një shpirt më pranë Meje dhe Unë i shpërblej sprova të tilla për këtë arsye. Kurrë mos e nënvlerësoni se si Prania Ime tek një shpirt kurrë nuk kalon pa u vënë re nga i ligu, i cili tërhiqet shpejt drejt këtyre shpirtrave ku Prania Ime është më e fortë. Pranojeni vuajtjen në Emrin Tim dhe kuptojeni se arsyeja për atë është për shkakun Tim. Po të mos isha Unë i pranishëm, i ligu do t’ju shpërfillte.

Hiret, që Unë hedh mbi ata që më duan Mua më shumë, dhe që kanë braktisur çdo aspekt të dashurisë për vetveten dhe krenarinë, përfshijnë Dhuratën e dijes. Kjo është një Dhuratë shumë e veçantë nga Qielli dhe të bekuar janë ata që e kanë hirin e dijes të së Vërtetës sepse janë ata që kurrë nuk do të lëkunden nga fallcitetet.

Ata prej jush që ju është dhënë kjo Dhuratë do të më sjellin Mua shpirtra. Por për çdo shpirt që ju më sillni Mua, dhe për arsye të lutjeve dhe vuajtes suaj, i ligu do të përpiqet t’ju ndaloj. Dijeni se Lavdia e Hyjit që është e pranishme krah jush do të sjelli një vrer të tmerrshëm dhe ju do të mallkoheni në Emrin Tim nga ata shpirtra të dobët, që janë si ushqim për Satanin dhe çdo djall që ai e ka lëshuar për të shkatërruar shpirtrat në tokë.

Të keni paqen dhe dijeni se kur ju e mbështesni të Vërtetën – Fjalën e Hyjit – përballë vështirësive, e gjithë Fuqia Ime është ushtruar për të shpëtuar shpirtra. Për çdo shpirt që ju më sillni Mua Unë do t’ju hedh më shumë Hire mbi ju dhe kështu do të vazhdoj. Mos i kushtoni vëmëndje ulërimave të opozitës sepse opinioni njerëzor nuk do të thotë asgjë në Mbretërinë Time. Ju gjithmonë duhet ta shikoni njëri tjetrin sikur përmes Syve të Mi. A nuk ja u kam thënë Unë këtë më parë? A nuk e kuptoni mësimin më të thjeshtë, që Unë ju mësova gjatë Kohës Sime në tokë? Ta doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë. Nëse ju nuk mund t’i doni armiqtë tuaj atëherë ju do ta keni më të vështirë të afroheni me Mua. Nëse ju e vini veten tuaj para të tjerëve, atëherë ju nuk mund të thoni se më doni Mua pa kushte, sepse po të ishte kështu ju do të më thoshit Mua:

“Jezus, unë nuk jam i denjë të qëndroj para Teje, por bëj me Mua, çfarë Ti dëshiron, sepse unë do të bëj ashtu si Ti dëshiron.”

Shkoni të gjithë ju dhe kujtojeni veten se Kush Jam Unë. Vetëm kur ju e jetoni jetën sipas Mësimeve të Mia ju me të vërtetë mund të thoni se jeni nga Unë. Ju nuk mund të merrni një pjesë të Fjalës Sime dhe ta shpallni atë fortë dhe pastaj të mohoni pjesë të tjera. Atyre që e deklarojnë superioritetin e tyre mbi të tjerët, dhe që paraqesin versionet e tyre të shtrëmbëruara të Fjalës Sime, dhe kur kjo rezulton në largimin e shpirtrave nga Unë, Unë ju them këtë. Ditën kur Unë të largoj Praninë Time në botë, do të jetë kur i fuqishmi dhe krenari do të derdhin lotë zemërimi, dhe më pas dëshpërimi, sepse atëherë ata do ta dinë se si mashtrimi i tyre i shkaktoi shumë shpirtra të rrëzohen dhe zemërimi i Hyjit do t’i bëj ata të dridhen. Do të ketë klithma dhe kërcitje dhëmbësh. Por atëhërë, ata nuk do të kenë se nga të kthehen. Ata nuk do të kenë se kujt t’i përgjigjen sepse ata kurrë nuk do ta shikojnë Fytyrën Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/30/heed-not-the-roars-of-opposition-for-human-opinion-means-nothing-in-my-kingdom/