E Martë, 16 Shtator 2014, në 20:25
Bija Ime fort e dashur, kur bota të duket të jetë në trazira, kurrë mos kini frikë sepse Hyji është në kontroll të të gjitha gjërave.
Ai ia lejon të ligut fuqinë deri diku dhe Ai do të luftoj për të siguruar që Shpirti I Shenjtë të qëndroj i gjallë, me qëllim që njerëzit e mirë të kryjnë një betejë të suksesshme në Planin Tim të Shpëtimit. Ligësia në të gjitha format e saj është një karakteristikë e djallit. Për t’ju shmangur infektimit nga Satani, ju nuk duhet të flisni keq, ta dëgjoni të ligën apo të kryeni veprime të liga kundrejt një personi të gjallë. Të thoni se jeni nga Unë është një gjë. Të jeni nga Unë është një tjetër.
Kur Unë Jam me të vërtetë i pranishëm tek një shpirt, Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time për t’i ndaluar shpirtra të tillë të kryejnë vepra të liga. Nëse shpirti beson tek Unë, plotësisht, atëherë ai apo ajo do ta ketë më të lehtë të drejtohet nga Unë. Nëse vullneti i personit është shumë i fortë, dhe nëse ai është krenar dhe kokfortë, atëherë ai do të drejtohet lehtë nga mashtruesi i cili do ta gënjej atë në shumë mënyra. Ai do ta bindi personin se një veprim i shëmtuar, një gjuhë e keqe dhe një akt i blasfemisë është e pranueshme, në disa raste. Dhe pastaj ai shpirt do ta besoj mashtrimin. Këtyre shpirtrave Unë ju them këtë.
Mos flisni keq për një tjetër, mos u jepni pas shpifjeve, mos e vini veten tuaj si një gjykatës mbi një tjetër dhe mos e dënoni një shpirt tjetër në Emrin Tim të Shenjtë. Nëse ju i kryeni fyerje të tilla kundër Meje, ju do të zhyteni nga kjo shkallë e paudhësisë në një errësirë, e cila do të krijoj një ndarje të madhe mes nesh. Kur ajo ndarje rritet, dhe sa më larg ju ndaheni nga Unë, ju do të ndjeni një boshllëk të tmerrshëm – një ndjesi gërryese të një vetmie kaq të thellë, sa do të ndjeni një panik, që nuk do të jeni në gjëndje ta përcaktoni. Më pas ju do të ndjeni ndarjen nga Hyji, që shpirtrat në Purgator dhe në Ferr e durojnë. Nëse ju mund të mësoni prej kësaj tani, atëherë ju do ta keni më të lehtë të afroheni tek Unë.
Dijeni se ju duhet t’i largoni të gjitha mendimet e urrejtjes në shpirtin tuaj si fillim. Unë nuk mund të jem i pranishëm tek një shpirt, që është i mbushur me plot urrejtje sepse kjo është e pamundur.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/16/to-say-that-you-are-of-me-is-one-thing-to-be-of-me-is-another/