Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 7 September 2014

Hyji Atë: Unë do t’i fshih lotët tuaj; do ta bashkoj botën dhe do të sjell paqe

E Dielë, 24 Gusht 2014, në 17:15

Bija Ime më e dashur, a e di në të vërtetë njeriu masën e Dashurisë Sime për fëmijët e Mi? A e di ai se me dashurinë mund të vij një dhimbje e tmerrshme? Dashuria që është e pastër mund të krijoj një dhimbje të madhe kur kjo dashuri është hedhur poshtë.

Unë i dua fëmijët e Mi, Krijesën Time, Trupin dhe Gjakun Tim. Për këtë arsye Unë ndjej dhimbje të madhe në mënyrën në të cilën mëkati ka krijuar ndarje mes fëmijve të Mi dhe Meje, Atin e tyre të Përjetshëm. Unë lotoj kur shikoj urrejtjen, që mund të keqësohet në zemrat e tyre për njëri tjetrin. Unë lotoj kur shikoj mëkatet e joshjes, xhelozisë, krenarisë, lakmisë dhe dëshirës së tyre për t’ja kaluar njëri tjetrit dhe lëndimin dhe vuajtjen, që ata shkaktojnë mbi njëri tjetrin.

Kur ata e marrin Jetën që Unë i kam dhuruar njeriut, Dhimbja Ime është kaq e madhe sa Unë bërtas, me dhimbje të tillë, sa i tërë Qielli derdh lotë hidhërimi me Mua. 

Koha Ime është së shpejti dhe kur të dëgjoni për luftëra; kolera; zinë e urisë dhe tërmetet të shtohen vazhdimisht, dijeni atëherë se do të jetë ora kur Unë të them – mjaft!

Unë do ta dëboj të ligun me një frymë; vrasësit vetëm me një përshpërimë dhe armiqtë e Mi sa hap e mbyll sytë. Pastaj, Unë do të deklaroj orën, kohën që Biri Im të rivendosi Mbretërinë e Tij të Drejtë.

Unë do t’i fshih lotët tuaj, do ta bashkoj botën dhe do të sjell paqe; do të dëboj ata që i persekutuan fëmijët e Mi dhe do të sjell, në Dritën e Mbretërisë Sime, ata që vuajtën në Emrin Tim, sepse ata do të lartësohen në Mbretërinë Time të Re mbi tokë.

Pregatituni fëmijët e Mi sepse jeta e gëzueshme në Parajsën Time të Re do të jetë e juaja së shpejti. Vuajtja mbi këtë tokë do të zhduket dhe lotët e hidhërimit do të zëvendësohen me lotët e gëzimit. Ky është Premtimi Im. 

Prandaj kur ju të ndjeheni se nuk mund të vazhdoni më dijeni se koha është afër për agimin e Epokës së Re.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/24/god-the-father-i-will-wipe-away-your-tears-unite-the-world-and-bring-peace/