Bija Ime fort e dashur, dije se prej dobësisë njerëzore Unë fitoj forcë të madhe. Fuqia Ime është më e madhe kur Unë i prek shpirtrat e dobët, sepse është atëherë kur Unë mund t’i tërheq ata për të më mundësuar Mua të veproj brënda tyre.
Ata prej jush që janë të dobët, ju duhet të më kërkoni Mua t’ju jap Dhuratën e besimit. Besoni tek Unë, të vegjëlit e Mi të dashur, dhe pastaj e gjithë Fuqia është e Imja. Unë nuk mund t’i tërheq shpirtrat krenarë, kryelartë dhe arrogantë, pasi ata nuk do ta përulin veten në Sytë e Mi.
Krenaria është një pengesë mes njeriut dhe Hyjit sepse njeriu krenar beson se zëri i tij është më i lartë se i Imi. Kështu ka qënë gjithmonë. Sot nuk është më ndryshe. Unë kërkoj që ju të gjithë të luteni për ata shpirtra që më keqkuptojnë Mua dhe që e ndjejnë të nevojshme të deklarojnë se çfarë do të thotë Fjala Ime në të vërtetë, sipas interpretimit të tyre.
Kur një njeri e shan një tjetër dhe pastaj thotë se kjo është çfarë Zoti do të donte kur mbrohet Fjala e Tij, apo kur ai e justifikon keqbërjen dhe thotë se kjo është një gjë e mirë në Sytë e Mi, dijeni këtë. Kur ju më doni Mua, ju kurrë nuk do të devijoni nga dashuria që Unë ju mësova apo nga mënyra në të cilën ju duhet të më imitoni Mua. Unë kurrë nuk i kritikova mëkatarët. Unë kurrë nuk i shava ata. Unë kurrë nuk i lëndova ata dhe kurrë nuk i mohova ata. Prandaj dhe ju, gjithashtu, duhet të bëni ashtu si bëra Unë.
Sepse, nëse nuk e bëni, ju do ta kundërshtoni Vullnetin Tim dhe veprimet tuaja do t’i shërbejnë vetëm opinionit tuaj të gabuar se Kush Unë Jam. Ju nuk mund të thoni se jeni nga Unë nëse ju predikoni të kundërtën e asaj që Unë ju mësova. Kurrë mos i shikoni me përçmim ata që ju besoni të jenë mëkatarë në Sytë e Mi. Lutuni për ata por kurrë mos i gjykoni sepse kjo nuk është e drejta juaj.