Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime rënkon me pikëllim të madh në këtë kohë. Janë ata mes jush, të cilët pasi e kanë mbështetur Fjalën Time, të dhënë përmes këtyre Mesazheve të Shenjta, prej Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime, më kanë tradhëtuar Mua në mënyrën më mizore. Kjo tradhëti nuk është aspak e ndryshme nga ajo që u krye mbi Mua gjatë Kohës Sime në tokë.
Farat e dyshimit janë duke u mbjellë tek të tjerët prej atyre që janë çuar në udhë të gabuar, për shkak të gënjeshtrave dhe urrejtjes, që i ligu ka vendosur në zemrat e tyre. Ai, që më urren Mua, do të vazhdoj të nxisi urrejtje kundër Meje duke infektuar disa prej atyre të përfshirë me këtë, si dhe misione të tjera nga Qielli, për të shpëtuar shpirtra. Ai do të gënjej dhe do të hedhi shpifje mbi të zgjedhurit e Mi, me qëllim që të mund t’i largoj shpirtrat nga Unë.
Atyre që më kthejnë Mua shpinën, dijeni se tradhëtia juaj e copëton Zemrën Time më dysh. Dijeni se çfarë ju bëni kundër Meje është puna juaj, sepse vullneti juaj i lirë është i juaji. Por kur ju përdorni influencën tuaj për t’i larguar shpirtrat nga Unë, Unë do t’ju mbaj personalisht përgjegjës për secilin shpirt që ju arrini ta largoni nga Mëshira Ime e Madhe. Mjerë ai njeri që nxit urrejtje kundër Meje, Jezu Krishtit, kur dëshira Ime e vetme është që të marr, me Vete, çdo fëmij të Hyjit.
Unë vij për t’i mbështjellë shpirtrat në Mëshirën Time dhe nëse ju krijoni pengesa, përhapni gënjeshtra dhe i bëni të tjerët t’i përbuzin profetët e Mi, atëherë Unë do t’ju ndëshkoj rëndë, sepse ky është një nga mëkatet më të mëdha kundër Hyjit. Kur ju qëllimisht përpiqeni të ndërhyni në Planin Tim të Shpëtimit, Unë do t’ju thërras para Meje në ditën e fundit, dhe ju do të mbaheni përgjegjës për mëkatin e heqjes nga Unë të këtyre shpirtrave të cilët kanë humbur ndaj të ligut, për shkak të veprimeve tuaja. Dhe, kur ju deklaroni se Fjala e Hyjit vjen nga shpirti djallëzor, Unë kurrë nuk do t’ju fal për këtë ligësi. Heshtje. Mos e kryeni këtë ofensë të rëndë kundër Hyjit. Nëse ju nuk e pranoni më Misionin Tim, atëherë largohuni me dinjitet dhe mos shqiptoni asnjë fjalë. Heshtja juaj do t’ju shpëtoj. Nëse ju shprehni ligësi kundër Meje, Unë do t’ju flak në shkretëtirë dhe ju kurrë nuk do të jeni pjesë e Mbretërisë Sime.
Zemra Ime është e thyer por Vendosmëria Ime nuk është. Mos u trëmbni nga gabimi juaj, por nga Zemërimi i Hyjit, sepse ata që fyejnë Profetët e Mi, më fyejnë Mua.
Jezu Krishti
Biri i Njeriut
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/09/those-who-curse-my-prophets-curse-me/