E Dielë, 21 Shtator 2014, në 17:45
Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime i përket të gjitha familjeve dhe është Dëshira Ime ta bekoj çdo familje, të vogël, të mesme apo të madhe në këtë kohë. Kur dashuria është e pranishme nga brënda familjeve, kjo do të thotë se Fuqia e Hyjit është ruajtur, sepse të gjithë fëmijët e Tij i përkasin Atij. Ishte Ai I Cili e krijoi secilin prej tyre.
Hyji e ruan Dashurinë e Tij për njeriun përmes njësisë familjare, sepse është brënda rrethanave të tilla që Dashuria e Tij lulëzon natyrshëm. Dashuria e përmbajtur brënda familjeve që janë të bashkuara jep Hire të mëdha sepse, dashuria e pjestarëve të familjes për njëri tjetrin është një nga Dhuratat më të mëdha nga Hyji. Hyji e përdor dashurinë në familje për t'i shtrirë krahët e vet, me qëllim që çdo pjesëtar i një familje të dashur do të ndihmoj për ta përhapur këtë dashuri, ngado që ata shkojnë.
Po ashtu, kur një njësi familjare thyhet, kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejt në komunitetin tuaj, shoqërinë tuaj dhe mbi kombet tuaja.
Kur Hyji e krijoi Adamin dhe Evën, Ai dëshironte një familje për Veten e Tij, mbi të cilën Ai të hidhte gjithçka. Ai gjithmonë do të përpiqet t’i mbrojë familjet sepse ky është vëndi kur dashuria u zbulua së pari nga njeriu mortor. Kur dashuria lulëzon në familje, po ashtu, ajo do të lulëzoj në ato kombe. Për arsyen se dashuria krijohet nga familja, është pikërisht për këtë arsye, që ajo sulmohet nga Satani. Satani do të përdori çdo influencë të mundet për t’i infektuar njerëzit që ata të justifikojnë çdo arsye për ta thyer njësinë familjare. Ai do të pengoj formimin e familjeve dhe ai do të përpiqet ta ndaloj atë të ribashkohet nëse do të jetë Vullneti i Hyjit.
Familja, e lindur prej Dashurisë së Hyjit, gjithmonë do të sulmohet nga i ligu. Për të mbrojtur familjen tuaj nga i ligu ju lutem të recitoni këtë Kryqëzatë Lutje.
Lutja e Kryqëzatës (167) Mbroje familjen time
O Hyj, Ati im i Përjetshëm, përmes Hirit të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të lutem mbroje familjen time në çdo kohë nga i ligu.
Na jep ne forcën për t’u ngritur mbi qëllimet e liga dhe për të qëndruar të bashkuar në dashurinë tonë për Ty dhe për njëri-tjetrin.
Na ruaj ne gjatë çdo sprove dhe vuajtjeje që mund të durojmë dhe mbaje të gjallë dashurinë që ne kemi për njëri-tjetrin, në mënyrë që të jemi të bashkuar me Jezusin.
Bekoji familjet tona dhe na jep ne Dhuratën e Dashurisë, edhe në kohë vështirësish.
Forcoje dashurinë tonë që të mund ta ndajmë gëzimin e familjes sonë me të tjerët; kështu që Dashuria Jote të mund të ndahet me mbarë botën. Amen.
Kujtoheni se Hyji e krijoi secilin prej jush në Ngjajshmërinë e Tij që kështu Ai të mund të krijonte familjen e përkryer. Të jeni mirënjohës për familjet tuaja sepse është një nga Dhuratat më të mëdha që Ai i ka dhuruar racës njerëzore. Kur vuajtja mbi këtë tokë të marri fund, dhe kur urrejtja të jetë zhdukur, Hyji do ta bashkoj njerëzimin në një me Atë. Ju do të bëheni të plotë përsëri dhe Familja e Tij do të ketë Jetën e Përjetshme.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/21/god-preserves-his-love-for-man-through-the-family-unit/