E Mërkurë, 7 Gusht 2013
Bija Ime më e dashur, bota duhet të pregatitet për ardhjen e armikut më të madh të njerëzimit që nga koha kur fëmijët e Mi u vendosën mbi këtë Tokë.
Antikrishti është tani gati të shfaqet dhe plani i tij është ky. Ai do të presi deri sa luftrat të egërsohen ngado. Pastaj ai do të ndërhyj dhe do të krijoj një paqe të rreme në shtetin e Izraelit duke i bashkuar ata me Palestinën në një aleancë të pangjajshme. Gjithkush do t’i thuri atij lavde pafund. Ai nuk do të ndaloj me kaq, sepse ai do të lëvizi me një hap që do të çudisi shumë dhe do të negocioj marrëveshje paqeje në shumë kombe të dërrmuara nga lufta. Përsëri, ai do të lavdërohet dhe pastaj do të admirohet, me një përkushtim të jashtëzakonshëm nga miliarda njerëz në mbarë botën.
Pastaj gjithçka do të duket mirë. Shumë shpejt ai do të përfshihet me punë bamirësie dhe ai do të lidhet me bankat kryesore botërore për të krijuar një institucion financiar të ri, të fuqishëm. Shumë udhëheqës politikë dhe të biznesit do të përfshihen në shumë nga planet e tij. Menjëherë do të krijohet një përbindësh, në emrin e zhvillimit të ekonomisë botërore. Kjo do të jetë Babilonia e re, qëndra e gjithë pushtetit, nga e cila elita dhe të pasurit e botës do të bëjnë tregëti. Kjo do të duket të jetë burimi i lajmeve të mira, ku njerëzit do të përfitojnë në shumë mënyra nga puna, shtëpitë ku ata banojnë dhe ushqimi me të cilin ata ushqejnë familjet e tyre.
E gjithë lavdia do ta rrethoj antikrishtin. Pastaj ai, së bashku me profetin e rremë, do të krijoj një bashkpunim global, e cila do të paraqitet si inicjativa më e madhe humanitare. Bota do ta duartrokasi këtë Babiloni të re dhe gjithkush do të kërkoj për ta provuar dhe fituar madje dhe një vënd sado të vogël brënda qëndrës së saj.
Babilonia e re, do t’ju thuhet të gjithëve, është për të lavdëruar të madhin, për të promovuar ambjentin, për të mbështetur tokën mëmë dhe për të hequr qafe varfërinë në botë me pasuritë, që do të rrjedhin prej gojës së saj të ndyrë.
Kur kjo të ndodhi, Dora e ndërhyrjes Sime do ta rrotulloj botën në boshtet e veta. Unë nuk do të rri pa i paralajmëruar fëmijët e Mi mbi pasojat e përkrahjes së kësaj paturpësie, e krijuar në thellësitë e Ferrit dhe e shkaktuar mbi njerëzimin. Shenjat e Mia të mëdha do të jepen për t’ju treguar të gjithëve atyre që e mbështesin dhe e pranojnë këtë fyerje në Emrin Tim Të Shenjtë.
Unë do ta lëkund botën dhe ajo do të anoj pjerrtas. Asnjë njeri nuk do të jetë në gjëndje ta shpërfilli ndërhyrjen Time. Pastaj Unë do të hedh zjarr mbi një të tretën e Tokës. Menjëherë, do të shihet zia e urisë, por jo prej Dorës Sime – ajo do të jetë prej ndotjes së qëllimshme të Tokës nga antikrishti. Ndërsa ai dhe bashkpunëtorët e tij shaktojnë ligësi mbi njerëzit e pafajshëm në shumë kombe, Unë do të godas.
Kur kjo vuajtje do të jetë e rëndë për t’u duruar, mos kini frikë, fëmijë, sepse ajo do të jetë e shkurtër. Dashuria Ime është e madhe për të gjithë ju, por Drejtësia Ime është e shpejtë dhe ndëshkimi Im është i madh.
Ju nuk duhet të pranoni çfarë ju sillet para jush. Kur të shikoni njeriun e paqes, antikrishtin, të marri nderime dhe shpërblime për punët e tij të mëdha në vëndet e dërrmuara nga luftrat, dijeni se Ndërhyrja Ime është afër.
Ju duhet të qëndroni të bashkuar me Birin Tim, Jezu Krishtin, gjatë gjithë kohës dhe lutuni që Sakramentet të bëhen të vlefshme për ju nga priftërinjë dhe klerikët besnikë gjatë periudhave të sprovave që shtrihen para jush.
Vullneti Im, do të kryhet.
Asgjë nuk mund, apo ta ndaloj të kryhet Besëlidhja e Fundit ku Biri Im do të Mbretëroj në Paqe.
Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/07/god-the-father-the-antichrist-is-now-ready-to-reveal-himself/