Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 17 August 2013

Një shpirt nuk mund të bëhet përsëri i plotë deri kur të njohi Madhështinë e Hyjit

E Premte, 9 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë do të thotë të jenë të bashkuar me Zemrën Time. Unë, Jezu Krishti, erdha për ta çliruar njerëzimin nga skllavëria e vet e mëkatit. Mëkati u krijua kur Luciferi besoi se ai ishte më i madh se Hyji. Për shkak të xhelozisë së tij djallëzore, ai e tundoi njeriun – fëmijët e parë të Hyjit, Adamin dhe Evën – për t’u larguar prej Tij.

Vdekja Ime ju dha të gjithë fëmijve të Hyjit Dhuratën e shpëtimit. Shumë njerëzve në botë, prej të gjitha besimeve, përfshi ata që nuk besojnë në Zot apo ata që e mohojnë Hyjin dhe që vendosin idhuj të rremë para Tij, ju ofrohet të gjithëve Dhurata e shpëtimit. Jo të gjithë do ta pranojnë këtë Dhuratë. Unë vij tek secili prej jush si një Shpëtimtar.

Unë do të vij para secilit prej jush, për t’ju vërtetuar të Vërtetën, para ditës finale. Unë do të vij për të ofruar Dhuratën e Jetës së Përjetshme madje edhe tek ata që kanë mëkatuar rëndë në Sytë e Hyjit.

Lavdia e Hyjit është udha juaj përpara jush dhe për ta marrë këtë Dhuratë, e gjitha që ju duhet të bëni është të pranoni Mëshirën Time. Hyji është I Gjithpushtetshëm, I Fuqishëm dhe është I Përkryer në çdo mënyrë. Atë e duan shumë të gjithë engjëjt dhe shenjtorët në Qiell. Atë e duan tepër shumë shpirtra që janë të gjallë në botë sot. Të gjithë do ta dëshmojnë Lavdinë e Tij Madhështore në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re.

Hyji nuk ka nevojë për njeriun. Është vetëm prej Dashurisë së Tij për njeriun që Ai më dërgon Mua, Birin e Tij të dashur, edhe njëherë për t’ju sjellë atyre Jetën e Përjetshme, të cilën Ai e ka premtuar. Prandaj dhe Ai është I Duruar. Prandaj dhe Ai e mbyll një Sy ndaj mëkatit, me shpresën se fëmijët e Tij do të kthehen tek Ai dhe do ta pranojnë Dashurinë e Tij.

Dashuria është e fuqishme kur ajo është e pastër dhe vjen nga Hyji. Kur shpirti është i pastër, ai do të tërhiqet me lehtësi drejt Dashurisë së Hyjit. Shpirtrat, që kanë nevojë të pastrohen, do ta pranojnë Dashurinë e Hyjit, nëse ata e pranojnë vuajtjen që kërkohet për t’i bërë ata përsëri të plotë. Një shpirt nuk mund të bëhet përsëri i plotë deri kur të njohi Madhështinë e Hyjit dhe të përkulet para Tij në shërbim të përulët.

Dita kur të gjithëve ju do t’ju tregohet udha drejt shpëtimit është afër. Çdo mëkatari të vetëm do t’i jepet mundësia të arrij tek Hyji. Ata që do ta bëjnë këtë do ta kenë Mëshirën Time me bollëk.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/09/a-soul-cannot-be-made-whole-again-until-it-recognises-the-greatness-of-god/