Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 8 August 2013

Kurrë mos e pranoni një kryq, që nuk i përngjan Kryqit, mbi të cilin Unë u kryqëzova

E Martë, 30 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, sa të ëmbël janë zërat e atyre që më duan Mua dhe që më ngushëllojnë Mua në këtë kohë të hidhërimit të madh. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, që kurrë nuk do të më braktisni Mua, jeni si mjalti, i ëmbël në Gojën Time, duke e lehtësuar Trupin Tim dhe duke e lartësuar Shpirtin Tim.

Shumë do të ndjekin fallcitetet, sepse ata do të kenë frikë të ngrihen dhe të mbrojnë hapur Fjalën e Hyjit. Në fillim, ata do të jenë të çorjentuar, prej praktikave të reja, simboleve të reja, veshjeve të reja, formateve të reja për altar dhe kryqeve të reja. Pastaj ata do t'i pranojnë të gjitha këto gjëra të reja, si shenjat e kohës. Kjo metodë e re, moderne, e ashtu-quajtur e bashkpunuar për të nderuar Hyjin, do të jetë e përkrahur me entuziazëm nga ata shpirtra të gjorë. Por ata që janë të Mitë do të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Sime, për të gjitha kohët. Ata janë shtylla e Kishës Sime në Tokë dhe ata kurrë nuk do të thyhen.

Dëshira Ime është që ju, të Krishterët e Mi besnikë – të të gjitha emërtimeve – të mblidheni së bashku për të luftuar djajtë, që janë lëshuar nga Ferri dhe që vërtiten rreth jush. Kurrë mos të kërkoni ndjesë që më doni Mua. Kurrë të mos pranoni një kryq, që nuk i përngjan Kryqit, mbi të cilin Unë u kryqëzova. Kur Unë të mos Jem i pranishëm, apo nuk Jam përmendur, atëherë dijeni se infektimi është përhapur në ato Kisha, të cilat janë pregatitur nga armiqtë e Mi. Nëse ju i pranoni ritualet dhe simbolet e tyre satanike, do ta lini veten të ekspozuar ndaj të ligut.

Qëndroni të vërtetë ndaj Meje. Mbajini të thjeshta lutjet tuaja ditore. Mbani Ujë të Bekuar dhe Kryqin Tim në shtëpitë tuaja. Mbrojeni njëri tjetrin. Qëndroni të bindur ndaj atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë, që do të mbeten besnikë të palëkundur ndaj Meje dhe që refuzojnë të më tradhëtojnë Mua. Pastaj kalojeni pjesën tjetër të kohës suaj duke u lutur për shpirtrat e ateistëve, atyre që besojnë në zotat paganë dhe atyre që verbërisht ndjekin armiqtë e Kishës Sime drejt shkretëtirës.

Qëndroni të bashkuar fortë me Mua dhe më thërrisni Mua çdo ditë për forcë. Unë do të jem krah jush gjatë këtyre sprovave të hidhura dhe Unë kurrë nuk do t'i braktis ata që më kërkojnë Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/30/never-accept-a-cross-which-does-not-resemble-the-cross-upon-which-i-was-crucified/