E Mërkurë, 31 Korrik 2013
Bija ime, kur ju e doni Birin tim, Jezu Krishtin, kjo do të bashkoj të gjithë ata që me të vërtetë e duan Atë. Kur ata që e duan Birin tim e kanë të vështirë të duan të tjerët, ata duhet të më thërrasin Mua, Nënën e Shpëtimit, për t’i hapur zemrat e tyre.
Dashuria e Birit tim është kaq e fuqishme, sa me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ajo mund të përhapet kaq shpejt nga njëri skaj i botës në të gjitha anët. Kur Fjala e Shenjtë e Birit tim i jepet të gjithë fëmijve të Hyjit, përmes këtij Misioni, ajo do të copëtoj tepërtej zemrat e shpirtrave të përulët, që e njohin Shpëtimtarin kur Ai flet.
Dashuria, që buron nga Fjala e Tij, që po të jepet ty në këtë perioudhë të historisë së njerëzimit, do të bashkoj miliona shpirtra, në çast, sikur ju ta njihnit njëri tjetrin gjatë gjithë jetës suaj. Kaq e fuqishme është ajo, sa përmes fuqisë së gjuhëve, ajo mund të përhapet shpejt nga kombi në komb, në të gjitha gjuhët. Në këtë mënyrë ju e dini se këto Fjalë, përmes këtyre Mesazheve, vijnë nga Biri im.
Ashtu si Fjala e Shenjtë e Hyjit mund t'i bashkoj shpirtrat, po ashtu ajo mund të shkaktoj përçarje të madhe. Urrejtja, që krijohet kur Fjala e Hyjit i pushton shpirtrat, po keqësohet. Kur këto Mesazhe tërheqin urrejtje të tillë dhe veprime të liga, prej atyre që e quajnë veten dishepuj të vërtetë të Birit im, dijeni pra se është i ligu ai që e shkakton këtë. Shpirtrat e mi të gjorë, fëmijët e mi të shkretë të hutuar, ju kurrë nuk duhet të ktheni shpinën kur jeni të pasigurtë për Fjalët e Birit tim.
Ju duhet të jeni vigjëlentë dhe të qëndroni të vërtetë ndaj asaj që Ai ju ka mësuar. Mos gjykoni njeri në Emrin e Tij. Duajeni njëri tjetrin. Nëse nuk besoni se Hyji e ka dërguar profetin e Tij të fundit, kjo nuk ka rëndësi. Ju lutem pra të kujtoni detyrimin tuaj – duke kryer detyrat tuaja ndaj Birit im, duke ju përmbajtur rreptësisht Mësimeve të Tij.
Ju kurrë nuk duhet të pranoni që Ai do të bekonte ndonjë doktrinë të re, që Ai nuk i dha botës kur Ai eci në Tokë. Ai kurrë nuk do të pranonte ndonjë gjë, që zëvendëson vdekjen e Tij në Kryq mbi altaret e botës.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/31/mother-of-salvation-just-as-the-holy-word-of-god-can-unite-souls-so-too-can-it-cause-great-division/