E Hënë, 12 Gusht 2013
Bija Ime fort e dashur, ndjekësit e Mi ngado, përfshi ata që nuk dinë rreth këtyre Mesazheve, do të tërhiqen drejt kishave të Mia në këtë kohë duke më kërkuar Mua. Për arsye të Dhuratës Sime të Shpirtit të Shenjtë për ata, ata do të përfshihen nën Strehën e Zemrës Sime. Ata do t’i ndjejnë trazirat në botë dhe do ta dinë se kanë nevojë për ndihmën Time për të mbetur të vendosur ndaj Mësimeve të Mia.
Shumë do t’i ndjejnë ndryshimet në ajër, kur armiqtë e Hyjit të fillojnë ta bëjnë të njohur planin e tyre të urrejtjes për të mashtruar botën, ndërsa veprat e tyre të liga, për ta justifikuar mëkatin në gjithë maskat e veta, do të bëhen të njohura. Bota do të përfshihet në një dallgë ankthi dhe shumë do të tronditen nga përpjekjet që do të shihen ngado për ta adhuruar mëkatin në çdo formë.
Mëkatet e trupit do të aprovohen. Kotësia dhe një dashuri e fiksuar për vetveten do të dëshmohet në të gjithë botën. Vetë-pëlqimi, si asnjëherë tjetër, do të duket të jetë një veçori kryesore. Ata që nuk i kërkojnë kënaqësi të tilla do të shpërfillen dhe do të bëhen të ndjehen si të huaj. Mëkatet e të ligut do të lavdërohen dhe ndërsa njeriu e gjen veten të zhytur në këtë çmënduri, botës do t’i tregohen vërshimet e zemërimit kur Ati Im të fshij nga faqja e dheut shumë pjesë të shumë vëndeve. Përmbytjet do të jenë të zakonshme dhe ju do ta dini se cilat pjesë të botës e zemërojnë Atin Tim më shumë, kur ujrat të derdhen me zemërim mbi kombet.
Të gjitha kombet djallëzore do të përjetojnë direkt se si mëkatet e trupit do të ndëshkohen. Ati Im do ta ndaloj të ligun të rrëmbejë shpirtrat e atyre që janë fajtorë ndaj këtij mëkati, me qëllim që t’i pengoj ata të mos infektojnë të tjerët. Ata do të ndalohen. Ata nuk do të lejohen më të vazhdojnë me infektimin e tyre. Kjo ligësi do të zgjidhet dhe Ndërhyrja Hyjnore do të dëshmohet tani, ngado, prej Dorës së Hyjit.
Lutuni për Mëshirë për ata mes jush që do të përfshihen në këto ndëshkime. Unë do t’i mbroj ata që kthehen tek Unë për mbrojtje.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/12/floods-will-be-commonplace-and-you-will-know-which-parts-of-the-world-anger-my-father-the-most/