E Hënë, 29 Korrik 2013
Fëmijët e mi, gjithmonë ta kujtoni se, përmes Fuqisë së Hyjit dhe me Hirin e Birit tim, unë do ta shtyp bishën dhe kur gjithçka të duket e pashpresë, sundimi i të ligut do të ketë një fund të papritur.
Velloja ime e Mbrojtjes mbulon të gjithë ata që thërrasin ndihmën time, gjatë këtyre kohëve të vështira. Kujtoni, ashtu si unë e humba Birin tim, kur Ai ishte 12 vjeç, unë e gjeta Atë në Tempull.
Lutuni, fëmijët e mi, dhe shkoni në kishat tuaja, tani, për të ofruar sakrificat që duhen për të kërkuar këmbngulje gjatë kësaj beteje të tmerrshme shpirtërore për shpirtrat.
Biri im ka vuajtur kaq shumë nga vdekja e Tij në Kryq, por kjo ishte vetëm një barrë. Vuajtja më e madhe që Ai duron sot është për ata që tashmë janë të humbur për Atë. Dhe tani, ndërsa shpirti i të ligut përpiqet për të larguar prej Tij të gjithë ata që e duan Atë, Dhimbja e Tij e shpon Atë si shpatë, duke e copëtuar Atë më dysh.
Shpirtrat viktimë tani do të pësojnë dhimbjen më të madhe, ndërsa persekutimi kundër fëmijve të Hyjit shtohet. Prej Kryqit të Birit tim, ju keni shpëtuar. Prej Kryqit të Tij ju do ta luftoni të ligun dhe Kryqi i Tij, kur është i bekuar, do t'ju mbroj. Por, nëse ky Kryq ndryshon apo shfaqet i ndryshëm, ai është një tallje për vdekjen e Birit tim për të shpëtuar mëkatarët.
Ju duhet të mbani Kryqet tradicionale sepse shpejt ato do të zhduken.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/29/mother-of-salvation-you-must-hold-on-to-traditional-crosses-for-soon-they-will-disappear/