E Martë, 20 Gusht 2013
Bija Ime fort e dashur, Dashuria dhe Dhembshuria Ime për të gjithë mëkatarët do të thotë se Unë dhuroj Mëshirë të madhe mbi miliarda shpirtra. Që sot e tutje, Unë do t’i hap sytë e tyre ndaj Mesazheve të Mia për njerëzimin. Unë do të siguroj që miliona më tepër t’i dëgjojnë Fjalët e Mia, dhe kështu Unë mund të sjellë më shumë shpirtra të humbur në Parajsën e Re. Të gjithë këta shpirtra, që kurrë nuk do t’i pranonin këto Mesazhe për shkak të kokfortësisë së tyre, do t’i shikojnë ato tani për çfarë janë – një Vepër e Mëshirës nga ana Ime, që të mund të shpëtoj shpirtrat e tyre.
Priftërinjtë, të cilët i kishin kritikuar Mesazhet e Mia dhe i deklaruan ato të jenë fjalët e djallit do ta kenë kuptuar atëherë gabimin e tmerrshëm që ata bënë, duke ju mohuar shpirtrave mundësinë për të dëgjuar Zërin Tim Qiellor.
Jo-besimtarët, që janë përpjekur të gjejnë paqe, do të tërhiqen tani drejt Mesazheve të Mia dhe së shpejti ata do të kërkojnë ngushëllim nga Unë. Unë Jam duke pritur për ata dhe menjëherë sa ata të ecin drejt Meje, Unë do t’i mbush ata me një dëshirë për Dashurinë Time sa ata do të jenë të pafuqishëm të më shpërfillin Mua.
Besimtarët në Hyjin Atin e Gjithpushtetshëm, të cilët nuk më pranojnë Mua, Birin e Tij të dashur, do të ndjejnë një trazim brënda shpirtrave të tyre. Ata do të bërtasin për të Vërtetën kur të dëshmojnë mënyrat në në cilat bota do të ketë ndryshuar përtej njohjes.
Pastaj, ata që më duan Mua dhe që mbeten të patundur në besimin e tyre, por që nuk kanë arritur të më njohin Mua kur Unë i Thërras shpirtrat e tyre, do të arrijnë më në fund ta kuptojnë, kur Prania Ime Hyjnore do t’ju bëhet e ditur. Unë do të gëzoj kur këta, ndjekësit e Mi, më lejojnë Mua t’i udhëheq ata si duhet në udhëtimin final.
Unë i jap botës këto Dhurata sepse Unë e dua gjithsecilin. Priteni këtë Dhuratë me dashuri dhe mirënjohje.
Jezusi juaj